TEKSTESHQIP

Lynx: Ne E Shohim Ndryshe Botën E Muzikës

9-3-2013
Lynx: Ne E Shohim Ndryshe Botën E Muzikës
LYNX eshte nje nga grupet e rock-ut shqiptar me te pelqyer nga te rinjte dhe jo vetem! Nuk bejne kompromise me muziken, jane kreative, bashkepunojne ne harmoni me njeri-tjetrin dhe udhehiqen nga motoja "cilesia ben diferencen"! Ne fund te dhjetorit qe kaloi djemte e LYNX paten premtuar startin e punes per albumin e pare, klipe te reja dhe koncerte ne qytete te ndryshme te vendit. Cilat prej tyre kane realizuar dhe cilat kane mbetur ende pezull? Cfare mendojne se i ben te vecante dhe ndryshe nga te tjeret? Sa e veshtire eshte te besh rock ne Shqiperi? Lynx rrefehen me poshte.
Ne fund te dhjetorit lajmeruat se do te lanconit albumin tuaj te pare. Jeni ne perfundim te tij, apo fansat duhet te presin edhe per pak kohe?

Kenget kane mbaruar, por akoma nuk eshte vendosur sesi do te behet lancimi i albumit.

Sa kenge do te permbaje albumi dhe a keni menduar nje titull per te?

Albumi do te permbaje gjithsej 10 kenge, ndersa per titullin akoma nuk kemi vendosur te jemi te sinqerte. Ne i duam aq shume te gjitha kenget tona, sa kjo na ve perpara dilemes edhe sa i takon titullit te albumit.

"Gjysma ime me e mire", eshte kenga dhe klipi juaj me i fundit publikuar ne kanalet muzikore, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshem. Do te kemi se shpejti ndonje klip tjeter, apo per momentin jeni te fokusuar tek albumi?

Ne fakt, kemi ne plan te xhirojme dicka qe, nese ia arrijme do te jete shume e vecante dhe risi ne tregun muzikor shqiptar.

LYNX, nje grup rock shume i pelqyer nga te rinjte shqiptare. Cfare mendoni se ju ben ndryshe nga grupet e tjera djema?

Mendojme ndryshe, e shohim ndryshe boten e muzikes, veprojme ndryshe, performojme ndryshe nga grupet e tjera.

Jemi mesuar t’u degjojme ne balada. Keni menduar ndonjehere te eksperimentoni edhe ne kenge me te vrullshme, rock, hard-rock, apo preferoni t’i qendroni besnik stilit tuaj?

Baladat qe kemi bere ne jane brenda rock-ut. Kenga e fundit e albumit dhe te tjerat ne vazhdimesi jane te gjitha jo balada.

Keni nje muze ju djema, nje pike referimi ne rock, te cilit preferoni t’i ngjani dhe nese t’i ngjani qe e pelqeni shume?

Na pelqen KidRock, Hinder, Linkin Park, Myles Kennedy, etj.. Deri diku influencohemi dhe nga keto personazhe, por nuk mundohemi te kopjojme, kjo eshte e rendesishme.

Vitin qe kaloi jeni vleresuar me dy cmime muzikore ne festival. Po nga 2013 cfare prisni dhe cfare i premtoni?
Me lancimin e albumit te pare ne treg presim qe cdo njeri te kete nga nje kopje. Premtojme se do sjellim Lynx ndryshe (me te fuqishem, plot energji).

Sekreti i suksesit te nje grupi rock?

Nuk tregojme. Ka te tjere qe, deri diku na kane "vjedhur" idete dhe te tjere qe po presin pas deres.

Sa e veshtire eshte te besh muzike rock ne Shqiperi?

Nuk eshte shume e veshtire. Mjafton qe target-grupi i caktuar te te ndjeke dhe gjithcka shkon mire.

Komercialiteti. Beni kompromise ne muzike ju?

Absolutisht jo.

Sa aktive jeni me koncerte?

Performojme "live" pothuajse cdo fundjave.

A fitohet me muziken qe beni?

Po, fitohet.

Jashte muzikes, si eshte jeta juaj? Kur nis dita dhe si mbaron per ju?

Eshte variabel nga gjithsecili. Zgjimi pothuajse eshte i njejte ne oren 12.00 paradite dhe pastaj secili ndjek intenerarin e tij deri kur vjen ora qe bashkohemi te gjithe ne studio.

Jeta private. Po ia nisim me Endrikun (vokalistin), per te cilin u perfol ne nje periudhe kohe qe eshte lidhur me kengetaren Gerta Mahmutaj?

Endriku: Gerten e kam mikeshe te mire. Nuk ka lidhje sentimentale midis nesh.
Aureli: Gjithmone kemi thene qe jemi "single" dhe une po dal ndryshe kete rralle. Kam perkrah nje vajze qe me pershtatet shume.

Rei: Me kane akuzuar si te "martuarin" e grupit (qesh)
(Albina Gjergji Gazeta Koha Jone)

Komente 0