Lynx, Fytyra E Re E Rrokut Shqiptar
17-6-2013
E dija qe kohen e kane te limituar, sezoni i veres eshte i ngjeshur dhe kete jave kane festuar dy ditelindje…Mirepo e mora me qetesi. Hapa te ngadalte me drejtonin ne vendin e tyre te provave, atje ku shpenzojne nje pjese te konsiderueshme te dites.
Madje kisha ne mendje edhe dhuraten time: Nje mini proze, te realizuar me titujt e kengeve te "Lynx". Per te mos u zgjatur, e vesha buzeqeshjen shpejt e shpejt dhe nisa: "Lum ‘Shqiptaria’ qe te ka! Si ty askush nuk do ishte ‘Gjysma ime me e mire’… ‘Eshte per ty ky refren’, ndaj mos e harro: ‘Peng i kohes ti s’do jesh’! Sepse ‘Nuk ma ndjen’, ‘Bej cfare ti do’, prandaj ‘Eshte per ty kjo melodi’…Degjoje, titullohet: ‘Rock N’ Roll!’". Ende pa e perfunduar, ne sfond ndjej tingujt e kenges dhe une ne rolin e fansave, e permbusha misionin tim. Tani ne rolin e vertete, ate te gazetares i "obligoj" t’ju rrefejne…

Albumi
"Sa pak mjafton" per te arritur shume…Ne rastet kur talentit i bashkengjitet nje pune e madhe, kater djem simpatike dhe te kendshem, qe kane nje raport perfekt mes tyre…publiku del i fituar! Tregut muzikor shqiptar i eshte shtuar nje tjeter album, po nga ata te vertetet ama! Plot dhjete kenge, te lancuara ne evente te rendesishme muzikore dhe jo vetem, jane punuar me kujdes nga fytyra e re e rrokut shqiptar, grupi "Lynx". Albumi ka qene nje synim i grupit, qe ne fillimet e punes se tyre, si nje lloj pasaporte qe deshmon mbi vlera artistike te mirefillta. Kenget pergjithesisht lindin, krijohen dhe perfundojne aty…brenda "Lynx". Mberriti ne nje moment te pershtatshem dhe po promovohet ne koncerte anembane Shqiperise. Mbremja e madhe mblodhi se bashku shume artiste, te cilet nuk u ndalen as per shkak rivaliteti. Emra te tille si: Vedat Ademi, Ermal Mamaqi, Dr.Flori, Bon Bon Band, Endrit Shani, Elis Nova, Burn…uruan perzemersisht keta artiste, sa te rinj, aq edhe premtues. Media vizive gjithashtu ka dhene nje mbeshtetje te vazhdueshme per Lynx, sidomos kohet e fundit. Mjafton te vecojme dy figura te medha: Adi Krasten dhe Enkel Demin, te cilet me zemergjeresi jane vetequajtuar "fansa te djemve dhe muzikes, qe ata prodhojne". Vleresime te tilla ndodh te te shkepusin nga realiteti, kembet fluturojne dhe nuk mbeshteten fort mbi toke, ama kane menduar edhe per kete: Menaxheri i tyre, nje djale i zoti dhe profesionist vendos pikat mbi "i", per te siguruar vazhdimesine e suksesshme. Nje tjeter risi eshte fakti qe albumin nuk mund ta gjeni ne pika shitjesh, ama eshte vendosur nje numer telefoni ne dispozicion, ku mund ta porosisni dhe ju vjen ne shtepi. Interesante kjo gjetje, ndaj duhet vleresuar kjo fryme kreative, qe karakterizon pjesetaret e "Lynx".

Krijimtaria dhe ecuria
Kitaristi, Aurel Gjini ka qene iniciatori per te krijuar grupin, i cili daton perpara pese vitesh. Muzike ‘live’ ne mbremje per te kenaqur shijet e publikut, nje repertor qe shtohej e ndryshonte ndjeshem, me kalimin e kohes. Derisa vjen kenga e pare, nen titullin "Shqiptaria", pjesemarrese ne ‘Top Fest’. Emri i grupit, edhe pse sot e kesaj dite e ngaterrojne ne te shkruar, apo lexuar u be i njohur ne rrethin e kolegeve dhe me gjere. Kerkesat po rriteshin, pritshmerite e tyre gjithashtu. Duke ndjekur te njejten linje, me pikesynime te qarta, ne rrugen e gjate artistike, "Lynx" nuk ndalen se marri pjese ne kompeticione kombetare. Ne festivalin e fundvitit ne "RTSH", festivali "Kenga Magjike", "Netet e Klipit Shqiptar" kane dhuruar emocione te pakufijshme, skena gjigande dhe publik i mrekullueshem. Vleresimi me i madh per djemte ishin duartrokitjet, edhe pse nuk kane munguar cmimet. Sa here t’i pyesesh nese ka nje lider mes tyre, me modesti pergjigjen: "Ne jemi Lynx". Endrik Beba, vokalisti i grupit, pavaresisht se ne pamje te pare, disi mendjemadh eshte nje djale i shkelqyer, qe nuk e diferencon aspak veten nga miqte. Renato Rexha eshte tastieristi karizmatik dhe perhere i buzeqeshur, ai qe te percjell pozitivitet cdo cast, sa here e sheh. Ndersa Rei Sulejmani, bateristi serioz ka nje natyre te qete, qe reflekton ambicie dhe kembengulje. Me pak fjale, nje kombinim i rralle, qe nisi artistikisht, por ka baza te nje miqesie te forte. Jane nje shembull i mire, per te gjithe te rinjte, qe e synojne boten e artit. Edhe pse motivimi nuk eshte i mjaftueshem, nuk jane stepur per t’i cuar projektet e tyre deri ne fund… Forca cuna!

Jeta private dhe femrat…
Te besh muzike, do te thote ta ndjesh ne deje dashurine! Kenget e tyre trajtojne pergjithesisht kete tematike, pa kaluar ne dhimbje te forta apo drama. Tekstet paraqesin nje dashuri, qe triumfon apo ne rastet me te keqija rebelohet, duke qene e drejtperdrejte. Po sa per qind te eksperiencave personale kane perfshire djemte brenda materialeve artistike? Jane kaq te rezervuar, sa duket sikur pyetja te shkon dem. "Prioriteti yne eshte muzika, nje femer meriton gjithnje te jete e para, t’i perkushtosh vemendje maksimale. Nese nuk ke kohe, ose do te ike ose duhet ta besh te ike",- shprehen nen ze. Terthorazi pohojne se momentalisht nuk po perjetojne asnje lidhje serioze. Flirte? Sa te doni, kudo dhe kurdo. Ne cdo koncert ka vajza qe therrasin fort nje emer apo nje tjeter, brohorasin, kendojne ne sinkron me vokalistin, kerkojne fotografi…per te mos kaluar te puthjet (ne faqe). Secili ka nje tipologji te vecante, qofte ne portret, apo edhe veshje…po nuk vlen te planifikoni asgje serioze per momentin. Nuk do t’jua varin vajza! Pertej shakase, me vjen mire qe jane kaq te vendosur dhe palekundur. Pervec muzikes, vazhdojne studimet e larta. Per pushime eshte heret per te folur, deri ne shtator nuk munden t’ia bejne qejfin plotesisht vetes. Megjithate nuk ankohen, sepse vizitat ne qytete te ndryshme, i lene hapesire per t’u relaksuar dhe per t’u ndjere pak turiste. Nderthurin punen me kenaqesine…keshtu menaxhojne edhe kohen. Ne fillim te shkrimit preka tangent dy ditelindje, te cilat i kane kaluar shume bukur. Aureli dhe Endriku kane festuar ne shoqeri te familjes se madhe "Lynx", te njerezve me te afert, miqve dhe adhuruesve…Duke u uruar shume fat, sukses dhe jete te gjate po e mbyll me frazen: "LYNX, fytyra me e re e rrokut shqiptar. Komplimente per deshiren, punen, vullnetin dhe bujarine tuaj!".

(Bluetooth)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0