Djemtë E “Lynx“, Aktorë Në Filmin E Gianni Amelios
12-10-2013

"Sa pak mjaftoi" për të rënë në sy, të një regjisori të madh si Gianni Amelio… i njohur me filmin "L’America", dedikuar emigracionit shqiptar të vitit 1991, xhiruar afro 20 vjet më parë, regjisori italian zgjodhi të xhirojë për herë të dytë në Shqipëri. Këtë herë, pjesë e xhirimeve u bënë edhe djemtë e talentuar, të grupi "Lynx".
Muzikantët tanë interpretuan për rreth dhjetë minuta në filmin "L’Intrepido" ose thënë në shqip "Heroi i heshtur". Skenari përmbante që personazhi i filmit, Antonio të shkonte në një vend jashtë Italisë. Dhe regjisori Amelio menjëherë zgjodhi dhe këmbënguli për Shqipërinë. "Ishte nder i madh dhe pa e kuptuar, na pushtuan emocionet.

Një eksperiencë e tillë nuk i ofrohet kujtdo, ndaj ne e falenderojmë pafund regjisorin e mrekullueshëm,"- shprehen njëzëri "Lynx". Ky film u shfaq si premierë ballkanike në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, hapja e të cilit u prezantua nga aktori i mirënjohur, Timo Flloko.
Gjithashtu ishte pjesë e Festivalit të Venecias, ku aktori protagonist, Antonio Albanese u vlerësua me cmimin "Laterna Magica". Ne i urojmë suksese grupit "Lynx" dhe përpos këngëve të bukura, tashmë do i kërkojmë edhe role interesante kinematografike…

(Xhulia Karavella/shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0