TEKSTESHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Mos M'thirr“ Nga Lyric Master Dhe Arbër Zeka

12-8-2014
2 Fjalë Për Klipin E Ri “Mos M'thirr“ Nga Lyric Master Dhe Arbër Zeka
Lyric Master është këngëtar nga Prishtina, i cili në bashkëpunim me Arbër Zeka fitues i Big Brother Albania 5, kanë publikuar video projektin e fundit të tyre të ashtuquajtur: "Mos m'thirr"
Kjo këngë përmbanë një tematik dashurie, ku të dy këngëtart shprehen me këto fjalë: "Mos m'thirr, Se spo du me t'pa. Spo du me ni për ty. Kurrë mo, kurrë mo".
Për videoklipin e tyre është përkujdesur video produksioni nga Prishtina: RIZA PRODUCTION
Ndërsa për tekstin e këngës jane përkujdesur vetë këngëtarët: Lyric Master & Arber Zeka, kurse për muzikën eshte perkujdesur: Lyric Master. Për dukjen e tyre kujdes të vecantë kishte: Merima Mulla.
Të dy këngëtaret kanë zgjedhur rrjetin ‘Facebook’ për t’i falënderuar ata që morën pjesë në realizimin e kësaj kënge dhe gjithë fansat e tyre për mbështetjen që po u’a japin. Ndryshe Arber Zeka ka provuar vetën si këngëtar dhe vitin e kaluar ku së bashku me Korab Shaqirin ishin pjesëmarrës në festivalin ‘Top Fest 10’ me këngën ‘Lorina’, kurse Lyric Master është autor i hiteve ‘Si të harrojë’, ‘Vazhdo’, ‘Errësirë’ e shumë të tjera.
Lyric Master
Mos M'thirr
[Teksti dhe Klipi]
(puhia)

Komente 0