Mahmut Ferati, Profesori I Këngës!
29-3-2012
Profesori, ose doajeni i muzikës sonë të bukur popullore, Mahmut Ferati, me të drejtë mund të cilësohet këngëtari i karrierës, sepse një jetë të tërë ia ka kushtuar muzikës, duke qenë edhe profesor i saj. Këngëtari (ashiku) tetovar, Mahmut Ferati, qëmoti është ngjizur me këngën dhe nuk i ndahet dot, as dje, as sot, as mot. Me zërin e tij karakteristik dhe sharmin e "kullerizmin" e tij skenik, Ferati i ka bërë për vete shumë adhurues të moshave të ndryshme. Profesori i këngës sonë mbetet një idhull për shumëkënd dhe një shembull se si duhet qasur asaj në mënyrë serioze dhe profesionale.
Me një fond të pasur dhe me larushinë e këngëve, Mahmuti ka bërë që të dëgjohet shumë larg, kurse fama e tij të shkojë përtej Oqeanit, deri në Amerikë dhe Australi. Po, në të vërtetë, cili është profesori i muzikës, Mahmut Ferati?
Në fillim keni kënduar me Milaim Mezinin, qysh në moshën e re (na kujtohet kënga "Po, more po, jo more, jo") dhe jeni pjekur e formësuar tevona, duke u bërë një këngëtar stabil dhe i adhuruar (dhe i shkolluar). Si ishte filli i karrierës suaj të bujshme?
Faleminderit që keni gjetur kohë të vini e të më vizitoni dhe të më intervistoni në këto kushte mësimi.
Jam i lindur në fshatin Odër, komuna e Tetovës. Familja ime ka qenë një familje muzikantësh. Vëllai im, tashmë i ndjerë, Murtezan Ferati, përveç si këngëtar i mrekullueshëm që ka bashkëpunuar me këngëtarët e muzikës popullore, folklorike të Kosovës, po ashtu ka qenë instrumentalist shumë i dëgjuar i fisharmonikës. Ka interpretuar me raspsodët Augustin Ukaj, Hashim Shala etj. Aty kam filluar së pari ta dëgjoj tingëllimën muzikore nga vëllai im që, fatkeqësisht, ka qenë i verbër, por ka pasur një vesh absolut muzikor. Ai m'i ka dhënë hapat e parë në muzikë, sepse, duke e dëgjuar atë, më janë shtuar vetëbesimi, kureshtja e dashuria për muzikën. Ndoshta, në fillim, si i vogël, kam filluar me imitime, mirëpo ai e vërejti shpejt talentin tim, kështu që vendosi që (unë) Mahmut Ferati të shkonte në shkollën e mëtutjeshme të muzikës.
Muzikaliteti i fëmijës vërehet qysh në shkollën fillore. Në shkollën fillore kam pasur shumë aktivitete, si në korin e shkollës, pastaj si solist, etj.
Kam filluar me motivet e këngës së Pollogut (tetovare) dhe pastaj kam bërë inkorporimin me këngën kosovare dhe këtu është e veçanta e stilit të këngës së Mahmut Feratit.
Pastaj, erdhët në Prishtinë, ku gjetët qetësinë, miqësinë dhe famën e lumturinë? Si ishte fillimi i dytë në Prishtinë?
E thashë edhe më herët. Vëllai im më tha se do ta jepte edhe lekun e fundit që ta vazhdoja shkollimin. Unë erdha në Prishtinë në shkollën e mesme, të cilën e përfundova me sukses dhe me meritë. Atëherë në shkolla profesionale punohej pak me këngë popullore, folklorike, por aty duhej të këndohej diçka tjetër, një muzikë më profesionale. Mund të them se isha i përkëdhelur dhe, nëse mund të thuhet, më shikonin në mes të gishtërinjve për faktin se i kisha kushtet e vështira. Përveç që duhej të mësoja, duhej ta siguroja edhe ekzistencën nëpërmjet këngës. Më mbante edhe një vullnet i çeliktë, kur e dija se zëri im atëherë dëgjohej me ëndje nga 60 mijë studentë të trevave shqiptare. Besoj se tash ky numër është shtuar edhe falë teknologjisë dhe avancimit marramendës të teknikës.
I keni kënduar lotit, maturantit, "Një herë vjen vera kah dera", etj. A ju kishte ardhur vera kah dera dhe a e kishit shfrytëzuar verën, rastin (mbretin e botës)?
Këto janë këngë të dialogut që i kam kënduar më vonë bashkë me Shyhreten, janë këngë që lënë mbresa tek të gjitha moshat, dhe kjo është poenta që këngët e mia kanë mbetur në veshin e tre brezave. Është fakt se tërë jetën këndoj me zemër dhe me tërë kapacitetin tim. Shquhem sidomos me baladat e mia, të cilat më ëndje i dëgjojnë dhe i këndojnë të gjithë.
Kontributin më të madh për afirmimin tonë e ka dhënë etnomuzikologu i ndjerë, Bahtir Sheholli, të cilin e kam çmuar shumë dhe vazhdoj ta respektoj pa masë. Ai, decidivisht, më pati thënë se një zë të tillë, apo më mirë të themi dyzërësh, e kishte pritur prej kohësh, sepse unë isha dyzërëshi i parë në Kosovë dhe këtë fenomen e kam përdorur për herë të parë në revistën folklorike burimore, që atëherë mbahej në Gllogovc.
Njiheni edhe si këngëtar ashik dhe melankolik. I këndoni me afsh këngët "Moj e mira në atë shpat", pastaj "Kam besu", "Jam mërzitë", "Kënga e fundit për ty", "Ah, dashni, dashni e vjetër"... A do të thotë se nëpërmjet këtyre këngëve bëni njëfarë zbrazjeje shpirtërore, siç thuhet ndryshe, një katarsis?
Nëse nuk do ta bëja këtë zbrazje shpirtërore, atëherë adhuruesit e mi nuk do të më kishin dëgjuar me pasion. Kur këndoj, e jap maksimumin, këngën e ndiej në vete. Kudo që shkoj të këndoj, ose këndoj shpirtërisht e me zemër, ose nuk këndoj fare.
Cila ishte dashuria e vjetër për ju?
Dashuria e vjetër nuk është motiv apo temë që e ka dhënë Mahmut Ferati, por këtë e ka shkruar Fatmir Muja.
Po dashnia e re?
E imja, është ajo që ka qenë e vjetër dhe e re, haha!
Por, në këngët tuaja ka edhe pak zhgënjim dhe njëfarë patosi ironik, sidomos te këngët: "Me dy fytyra", "Pijaneci", "Ndryshe fole, ndryshe dole", "Paraja", "A ka kush që na bjen në fije". A do të thotë se edhe ju hasni në zhgënjime, dekurajime, shqetësime...thyerje shpirtërore?
Çdo shqiptar, kudo që jeton tash, ka zhgënjime. Së pari, shqiptarit nuk i ka takuar thënia se janë me dy fytyra…ndoshta tash i kemi bërë 500 fytyra! Pastaj, nëpërmjet këngës, sikur e shtroj pyetjen: a ka kush që na bie në fije, dhe përgjigjja (shpesh) më del: Jo! Më vjen keq ta them, por ne dimë të kemi shumë demagogji, servilizëm. Pra, ndryshe shitemi, e, krejt ndryshe jemi. Në anën tjetër, si popull, jemi shumë të dashur, e ndihmojmë njëri-tjetrin, por xhelozinë sikur e kemi në gjak. Apeloj ta duam njëri-tjetrin, ta dëgjojmë dhe ta respektojmë, sepse vetëm kështu do t'ia arrijmë qëllimit. Unë edhe para nxënësve them se nuk është me rëndësi nota që merr, por formimi, personaliteti. Thonë: "Me qenë budalla këngëtari, ta bën dasmën ditë pazari".
Megjithatë, njiheni edhe si këngëtar lirik dhe mjaft ashik, sidomos me këngët tuaja lapidare, në duet me Shyhrete Behlulin dhe me Nikollë Nikprelajn, siç janë këngët: "S'kam lënë vend pa të përmendë", pastaj "Çka po thu". Sa i këndohet dashurisë te ne dhe a i këndohet me zemër dhe me shpirt (sinqerisht)?
Mendoj se bukuritë që i ka kënga popullore shqiptare, çdo popull ia ka lakmi. Këto motive janë mjaft të larmishme dhe, diku-diku, mund të them se janë edhe reale. Unë, pasi të njihem me ngjarjen, e shkruaj tekstin dhe e këndoj këngën. Edhe kënga "Çka po thu" është këngë dialogale, me premisa të dashurisë fatale.
U keni kënduar edhe luftëtarëve të Lirisë, pastaj Pavarësisë. Mendoni se artisti, këngëtari, ua ka borxh trimave së paku këngën dhe himnizimin?
Mendoj se mosha jonë, ose ne që i përjetuam krejt këto katrahura që na ndodhën, kemi borxh t'i përjetësojmë nëpërmjet këngës, duke i arkivuar në mbamendjen kolektive kombëtare. Kisha dëshirë që t'i përjetoj emocionet e njerëzve me këngë lirike, por sa herë doja t'i këndoja këto këngë, ishte ajo që na mundonte të gjithëve, okupimi dhe liria e munguar.
Atyre që na e sollën lirinë, ua kemi borxh jo vetëm t'u përkulemi, por edhe t'i respektojmë sinqerisht.
Po, duket se i frikësoheni edhe pleqërisë, kur këndoni "Ah pleqëri, pleqëri... "?
Pleqërisë nuk guxoj t'i frikësohem, sepse edhe ajo e ka lezetin e vet, bukurinë e vet.
Jeni i shoqëruar, i qetë, por shpërthyes, sidomos në këngë. A do të thotë se nëpërmjet këngës keni gjetur lumturinë, miqësinë, vuajtjen dhe krenarinë?
Krejt këto çka i përmendët, të gjitha më kanë kapluar, dhe unë me këngë
i kam përballuar. I kam kënduar edhe kurbetit. Gjithkund ku kam kënduar, i kam vërejtur lotët e mërgimit.
A keni përfituar nga kënga?
Kam përfituar, por jo aq sa mendojnë të tjerët. Megjithatë, e bëj një jetë solide dhe të qetë.
A keni pasur çaste të këndshme, por edhe të rënda...nga kënga?
Çaste të këndshme kam pasur, sidomos kur kam vërejtur se edhe adhuruesit e mi këndonin bashkë me mua, kurse çaste të vështira kanë qenë ato kur para masës nuk kam mundur të interpretoj këngë patriotike, ose në vend që ta përmendi Shqipërinë, më është dashur ta përmendi Malësinë, etj.
Ku e gjeni forcën për të qenë kaq vital në skenë dhe në jetë?
Forca, vitaliteti, janë ato që nuk u frikësohem me punë. Njeriu që i frikësohet punës, të gjitha i vijnë: nuk punon, ndien lodhjen, çdo gjë e pengon. Këngën e përgatit me përkushtim, bëj një jetë të mirë familjare, e kur e ke familjen në rregull, atëherë sevdaja është në kulm dhe punët shkojnë si në mëndafsh.
Shumicën e teksteve i shkruani vetë, a do të thotë se jeni edhe poet?
Ka tekste të këngëve që i kam shkruar edhe vetë, por obligimet e shumta më kanë penguar të bëhem "poet". Punoj në gjimnazin e filologjisë "Eqrem Çabej", të Prishtinës, kam aktivitete këtu dhe në mërgatë. Megjithatë, kam dëshirë që punët të ndahen: secili ta bëjë punën në mënyrë profesionale. Tekstshkruesi të shkruajë tekst të bukur, tjetri ta bëjë kompozimin, pastaj unë ia jap dorën e fundit, duke shpalosur kësisoj karakterin tim.
Si ndiheni si profesor?
Sa i përket punës shkollore, e bëj me një përkushtim të madh. Dua ta ndiej veten si një pedagog i çmueshëm, dua që në të ardhmen nxënësit e mi të kenë çfarë të flasin për Mahmut Feratin.
A keni kohë të lirë dhe nëse po, si e kaloni?
Nuk më mjafton koha e lirë, por atë që e kam, mundohem ta shfrytëzoj dhe të shkoj atje ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën, në vendlindjen time, në Tetovë. Kohën e lirë e kaloj me familjen time, dal me gruan time, Shqipe Ferati, arsimtare e muzikës, që i ka dhënë arsimit një shtytje shumë të madhe, dhe me fëmijët, Granitin e Argjentën, e cila e ka mbaruar Shkollën e Ulët të Muzikës dhe tash i vazhdon mësimet në Gjimnaz.
A shkoni shpesh në Tetovë dhe a e konsideroni ende Tetovën vendlindjen tuaj të parë?
Në momentin e parë që gjej pak kohë të lirë, e ndezi veturën dhe nisem për në Tetovë. Edhe pse jetoj në Prishtinë...vendlindja ime ishte dhe mbetet Tetova.
Çka ju ka marrë dhe çka ju ka dhënë Prishtina?
Nga Prishtina e kam marrë shkollimin dhe përkulem përherë për të gjithë ata që kanë punuar për ne, sidomos për ne studentët nga Maqedonia dhe çdo kuadër që ka dalë nga Kosova, është falënderues. Prishtinës ia kam marrë edhe nusen, ndërsa Prishtina mua më ka marrë të tërin.
Jeni shumë i kërkuar nëpër dasma, sidomos në duet me Shyhrete Behlulin, ku e bëni shyhret sa herë që këndoni. Ju duket pak rënie, apo jeni krenar që kërkoheni aq shumë, madje jashtë Kosovës dhe gjetiu, kudo që ka shqiptarë, në botën mbarë?
Duete kam kënduar me Milaim Mezinin, Nikollë Nikprelajn, Shaqir Cërvadikun, por duetet më të mira dhe më të mirëpritura, pa dyshim, janë me Shyhreten. Ne u kemi dhënë më shumë përkushtim këngëve dialogale, që zënë vend tek të gjitha moshat. T'jua them të vërtetën, aty ku kemi shkuar, ka kërkesa të sërishme për të kënduar.
Ku është muzika jonë sot dhe a janë këngëtarët përgjegjës për punën që bëjnë?
Është shumë temë interesante dhe sa herë që ma kanë bërë këtë pyetje, e kam pak vështirë të përgjigjem. Pse? Së pari, do të kisha thënë se nuk mund të themi sot që muzika jonë nuk ka arritje, nuk ka ecur përpara, nuk kemi dhënë kontribut. Por, a kemi dhënë kontribut pozitiv apo negativ? Të gjithë këngëtarët e kanë përgjegjësinë individuale. Kam kënduar në të gjitha zhanret e muzikës dhe po të njëjtat i këndoj edhe sot. Këngëtarët që huazojnë, është më mirë ta tregojnë adresën e huazimit. Tjetër, tema, motivet, folklori ynë janë aq të pasura, saqë është turp të mos i shfrytëzojmë. Jam munduar që këngët e rapsodëve t'i përpunoj dhe e kanë pasur bumin e vet. Mendoj se edhe këngët e stileve të tjera duhet të huazohen, por të përdoren fjalët dhe motivet tona.
A do të ketë trashëgimtar në muzikë Mahmut Ferati?
Përderisa kam adhurues që më çmojnë dhe më adhurojnë, duan (nuk po guxoj të them më dashurojnë, hahah), do të vazhdoj me muzikën. Nëse shkojmë nga familja, vajza ime, e përmenda edhe më herët, e ka mbaruar Shkollën e Ulët të Muzikës, ka jashtëzakonisht talent, sikurse edhe djali Graniti. Unë nuk u imponohem, por vetëm nëse kanë dëshirë. Kam dëshirë që trashëgimia të vazhdojë dhe këngën time ta avancojnë.
Porosia juaj për ata që këngën e kanë pasion dhe profesion?
Të punojnë, t'i përkushtohen më shumë muzikës, ta ngrenë këngën në piedestalin më të larë, që e meriton kënga shqipe. Ajo, pra kënga shqipe, meriton një lapidar, sepse gjithmonë e ka mbajtur gjallë frymën atdhetare.

(telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0