TEKSTESHQIP
Mahmut Ferati - Leter Nga Malet
Mahmut Ferati
Leter Nga Malet

Muzika e këngës vjen si kompozim nga vetë këngëtari, autor i tekstit rezulton të jetë Fatmir Muja, ndërsa për okestracionin është përkujdesur Nexhat Mujovi (Wirusi). Në mënyrë që dëgjimi të jetë sa më i natyrshëm dhe teksti sa më i kuptueshëm, ky produkt artistik ka ardhur tashmë si dhuratë tek audienca me mjaft shije me videoklip, i cili erdhi në platformat online më 12 Mars 2021 dhe u vlerësua për atmosferën elektrizuese që krijoi.

Teksti :: Song Lyrics

Ranë dy pika lotë
U thanë mbi një letër
Ndoshta bija ime
Të shoh një herë tjetër

Që t'jetosh me dritë
I kam ndezur zjarret
[2x]
Shpirti vjen te ti
Nëse zemra m'n'dalet
[/2x]

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

Për ty ju kam folur
Luleve t'pranëverës
Se të kam larg syve
Por t'kam afër zemrës
Nëse të mungoj
Në ditëlindjet tua
Mbylli sytë se n'andërr
Do t'flasësh me mua

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

Unë për hir të dritës
Jetova n'errësir'
Që ti n'prehër t'nanës
Të rritesh e lirë

Nëse bija ime
Nuk kthehem nga malet
Ma ruaj amanetin
N'letër i ke fjalët

Do doja të vija
Te shoh sa je rritur
[2x]
Se malli për ty
Malet ka mërzitur
[/2x]

Kontribuan:
Sara
Komente 0