TEKSTESHQIP
Malesori - Lamtumirë
Malesori
Lamtumirë

Autor i melodisë dhe autor i tekstit rezulton të jetë Nikollë Nikprelaj, teksa autor i orkestrimit është Naim Krasniqi.

Teksti :: Song Lyrics

Erdhi dita sot me u nda
Kush e din, moj nanë, kur kam me t'pa?
Ty, baba, vlla e motër
Ty, moj bukë që pjekesh në votër

Lamtumirë, moj nanë
Motër edhe vëlla
Lamtumirë, ti shkollë, që m'fale dritën
Lamtumirë, o shokë, që bashkë u rritëm
Lamtumirë, or plakë, ma ruaj atë oxhak
Lamtumirë, shqiponjë, që shkon n'hava
Dhe te huaj a do t'vish me pa?

Në mëngjes pa pa ague
Doren, nanë, ta kam shtrëngue
Në dritë t’hanës
Hapa, hapa
Nanë, Malësinë e kam lanë mbrapa

Lamtumirë, moj nanë
Motër edhe vëlla
Lamtumirë, ti shkollë, që m'fale dritën
Lamtumirë, o shokë, që bashkë u rritëm
Lamtumirë, or plakë, ma ruaj atë oxhak
Lamtumirë, shqiponjë, që shkon n'hava
Dhe te huaj a do t'vish me pa?

DËRGOI:
Komente 0