TEKSTESHQIP

Manjola Nallbani: 1 Kenge Per 100-Vjetorin E Pavaresise Dhe 1 Per Tiranen

2-6-2012
Manjola Nallbani: 1 Kenge Per 100-Vjetorin E Pavaresise Dhe 1 Per Tiranen
Te punuarit me te rinj (studentet) te jep ndjesine e rinise se vazhdueshme. Por ndoshta ne rastin konkret kjo eshte thjesht dicka e zakonshme, nje koincidence e rastit, qe nuk eshte aspak tregues. E themi kete, pasi artistja e mirenjohur Manjola Nallbani jo thjesht ndihet e tille, por shfaqet si e tille, ne forme te shkelqyer fizike perhere, e veshur gjithmone me shije dhe ne trend me kohen, e mbi te gjitha ka nje energji qe do ta kishte zili kushdo. Persos perkushtimit familjar, impenjimit ne universitet, kerkesave per koncerteve gjithmone jashte vendit; – dy te fundit ishin ne Kanada, Manjola vjen ne kete prag vere me dy kenge te reja: njera kushtuar Shqiperise me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise dhe tjetra qytetit ku ajo u lind dhe jeton, Tiranes.

Mirenjohese ndaj gjithckaje qe i ka dhene ky vend dhe vecanerisht publiku, i cili di t'i klasifikoje me mire se kushdo vlerat, kengetarja, (nje nder te vetmet qe interpreton ne tre gjini te muzikes: te lehte, klasike dhe popullore), tregon ne kete interviste per "Summer Time", ndjesite qe i fal ky moment pune, sadisfaksionin qe ka marre permes koncerteve nder shqiptare, si edhe marredhenien qe ajo ka me vendin e saj. Te gjitha keto, le t'i zbulojme se bashku!

Manjola, per gjithe artistet prag vera eshte koha e te rejave muzikore. Ju si e keni konsideruar kete periudhe?

Se pari me uroni qe kaloi dimri (qesh). Nuk e dua fare as te ftohtin dhe as ate gjendjen qe ndjejme ne ate stine. Po te me pyesnin ne ate kohe si je; nuk e pelqej fare, po dashuroj ditet kur fillon te vije pranvera e vera. Ndihem me energji ne fakt jo pse keshtu e di biznesi i muzikes, por kam tjeter frymezim ne kete periudhe per te krijuar. Menyra me ideale per te kaluar ditet e ngrohta ne fakt do te ishte ne det me pushime, me udhetime dhe pastaj ne fund me ndonje cike pune (qesh)! Ne kete prag vere kam realizuar dy kenge te reja, qe do te jene pjese e albumit te ri, per te cilin po punoj.

I keni kushtuar nje kenge 100-vjetorit te Pavaresise. Mendoni se kenget patriotike jane me shume se kurre tendence ne kete jubile per cdo artist?

Te beja nje kenge per Shqiperine ka qene nje deshire e ime e hershme, por qe ndoshta rastesisht apo simbolikisht u realizua tani. Jam shume mirenjohese per kete krijim te tre artisteve te shkelqyer shqiptare: kompozitorit Prof. Zef Coba, poetit Gjoke Beci dhe kompozitorit Adrian Hila, per orkestracionin e kenges. Gjithsesi, eshte normale qe ne kete jubile, te kete krijimtari te re kushtuar Shqiperise apo 100-vjetorit te Pavaresise dhe e rendesishme eshte qe nga te gjitha keto krijime, ne mos te gjitha, disa do te jene me vlera per t'ju shtuar fondit te muzikes shqiptare.

Keni menduar per menyren e promovimit te saj, do te jete nje klip, apo do te prezantohet ne koncertet kushtuar ketij rasti?

Besoj qe do ta promovoje shume shpejt ne nje nga programet televizive qe ndiqen me shume nga publiku dhe pastaj, natyrisht, nese do te pelqehet, do te jete edhe pjese e koncerteve qe do te organizohen ne kete pervjetor, ose mund te jete edhe permes nje klipi.

Ju vete sa krenare jeni per Shqiperine?

Une besoj qe cdo njeri i kesaj bote duhet te ndjehet ose jo krenar per ate cfare ai perfaqeson, per vlerat e tij dhe cfare ben ai per t'i persosur keto vlera dhe per t'i vene ato ne sherbim te njerezve te tij apo vendit. Nuk di nese do te kishte goje Shqiperia, a do te ndihej krenare per ne?! Ne kemi nje vend te mrekullueshem, por, emrin e mire apo jo, vendit ia japin njerezit. Une besoj, pavaresisht te shkuares sone te veshtire, si brezi yne, ashtu edhe femijet qe ne po rrisim, po e ndryshojne dhe do ta ndryshojne per mire kete vend. Ne kemi nje ndjeshmeri te vecante ne kete drejtim, per shume arsye. Une jam ndier dhe do te ndihem krenare qe jam shqiptare ne cdo cast te jetes dhe mbi te gjitha ndihem mirenjohese per cdo gje qe me ka dhene te jetuarit ne vendin tim. Ashtu sikurse nuk e di si do te mund te kishte qene jeta ne nje vend tjeter…?!

Prej me shume se dy dekadave keni dhene shpirtin tuaj artistik per kete vend, a ju eshte shperblyer investimi? A keni marre sadisfaksionin e merituar?

Para shume vitesh ka pasur ndonje moment ku jam ndjere e zhgenjyer dhe kam menduar se per profesionin tone ndoshta nuk duhej me diploma. Por ka kohe qe gjerat kane ndryshuar per mire. Shpirterisht, jam ndjere shume e vleresuar brenda dhe jashte vendit nga publiku, si gjate koncerteve ashtu edhe ne jeten e perditshme. Koncertet jashte Shqiperise jane ato qe sjellin edhe shperblimin financiar. Ndersa, ketu duket sikur arti jo vetem s'duhet shperblyer si cdo profesion tjeter, por me shume te duhet te investosh per nje kenge te re, ose dalje ne skene, se sa te fitosh.

Gjithashtu, nje kenge e re do te jete kushtuar Tiranes. Cfare sillni ju te re me kete kenge, duke pasur parasysh qe edhe artiste te tjere kane realizuar kenge me kete motiv?

Kenga e Tiranes eshte gjithashtu nje krijim i kompozitorit dhe kengetarit te shquar Luan Zhegu, me tekst te nje prej poeteve me te mire shqiptare, Jorgo Papingji, dhe orkestrim te muzikantit te talentuar Saimir Cili. Ishte nje deshire e imja qe te plotesoja nje amanet te babait tim, qe t'i kushtoja nje kenge qytetit me te dashur per te dhe per mua. Tirana eshte sofra e madhe, e cila ka pritur me bujari gjithe shqiptaret. Natyrisht qe do te behen kenge, jo vetem per Tiranen, por jane bere dhe do te behen kenge per dashurine, per nenen, per vendin. Cdo artist dhe krijues sjell nje emocion dhe nje forme ndryshe interpretimi.

Ju jeni nder te vetmet artiste me repertor te lehte, klasik dhe popullor. A mund te tregoheni e sinqerte se cilin prej tyre ju keni me per zemer?

Une edhe ne Universitetin e Arteve ku jap, mesim i mesoj studenteve te tria gjinite e muzikes. Dikur kur isha studente pelqeja me shume muziken klasike, sot vertet me pelqejne te tria njesoj.

Pak dite me pare keni qene ne nje koncert ne Kanada. Cilat jane mbresat qe do te ndanit me ne?

Po, e vertete, isha ne Kanada, ne dy koncerte per shqiptaret qe jetojne ne Toronto dhe Montreal. Pas mbarimit te kengeve, publiku ngrihej ne kembe, ose kendonim bashke dhe vertet kishte momente qe une isha me e emocionuar se ata dhe ti e kupton se sa e bekuar je qe ke nje profesion te tille, qe ju jep njerezve emocion te mire dhe po ate lloj emocioni dhe dashurie ti e merr nga ata.

A ndryshon publiku qe gjetet atje me ate cfare takoni shpesh ne koncertet ne Europe, a Amerike?

Ne Amerike, Kanada apo Australi publiku shqiptar eshte pak me entuziast se ne Europe, sepse largesia i ben ata qe te jene me te permalluar per cdo gje qe ju kujton, apo ju sjell pak Shqiperi.

Ju shohim gjithmone ne forme, sa per qind eshte dhurate nga natyra dhe sa per qind kontribuon Manjola vete per kete look perfekt?

Nuk kam deshire te them po te njejtat gjera, por pervec geneve te mira tregoj edhe kujdes per veten. Natyrisht kete besoj do te beja edhe pa qene artiste! Qe e vogel shihja me admirim ato femra qe kishin kujdes per pamjen e jashtme dhe jo vetem.

Mjaft komente ne rrjetet sociale ju cilesojne si Jennifer Lopez shqiptar. Komenti juaj per kete epitet?

Ne fakt eshte artistja qe me pelqen me teper, kemi te njejten moshe, te njejten shenje horoskopi, por shume i bukur per te qene i vertete krahasimi!
(Ilda Lumani Koha Jone )

Komente 0