TEKSTESHQIP

Manjola Nallbani Lançon Dy Këngë Të Reja

18-6-2012
Manjola Nallbani Lançon Dy Këngë Të Reja
Kengetarja e mirenjohur Manjola Nallbani, e cila kishte deklaruar se shume shpejt do te sillte dy kenge te reja, njeren per 100 vjetorin e Pavaresise dhe tjetren per qytetin tone Tiranen, ka zgjedhur pikerisht valet e televizionit "Klan" per t'i promovuar keto kenge. E ftuar ne emisionin me te ndjekur nga te gjithe shqiptaret "E Diela Shqiptare", Manjola lancoi per here te pare, kengen patriotike "Shqiperi Oj nene", nje kompozim i Zef Cobes, tekst te Gjok Becit dhe orkestracion te Adi Hiles dhe kengen popullore "Zemer Tirone" me kompozim te Luan Zhegut, tekst te Jorgo Papingjit dhe orkestrim te Sajmir Cilit.

E pyetur nga moderatori i spektaklit Ardit Gjebrea, pse zgjodhi t'i linconte pikerisht ketu keto kenge te reja Manjola u pergjigj "Kisha deklaruar se do t'i kendoja per here te pare aty ku ndihem me mire dhe eshte pikerisht ky vendi ku une ndihem shume mire".

Te dyja kenget u priten me shume duartrokitje nga publiku ne salle por eshte e sigurt se do te pelqehen edhe nga fansat e kengetaret dhe nga te gjithe shqiptaret kudo ndodhen.
Manjola Nallbani
Shqiperi Oj Nene
[Teksti dhe Klipi]
(Y. Selita )

Komente 0