Më mbaj mend (për 1 muaj)

Manjola Nallbani - Një Tren Drejt Lindjes Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Në mesnatë e vetme udhëtoja
pas shumë vitesh kthehem në shtëpi
drejt lindjes me tren e pagjumë

Mbylla sytë dhe zura të ëndërroja
Aladini erdhi për çudi
me llampën e tij plot magji

Më pa dhe më tha, zgjate dorën, është e jotja
asaj në çdo çast mund ti kërkosh 3 dëshira

Nënë o nënë ti hape zemrën time
plaga që pikon dhimbje unë dua të mbyllet e para

Kam dëshirë ta puth unë tokën time
të kthehem me mall tek njerëzit
dhe vitet ca shekuj mu dukën
por as unë vetë se di sa dëshira ti kërkoj
në mes ëndrrës dhe reales tek ky tren që shfryn

Një sirenë nga ëndrrat seç më zgjoi
ëndërr ishte perëndimi,
drejt lindjes po kthehem sërish

Dili nënë o vëlla,mik i zemrës i përlotur
ky tren si i çmendur po nxiton,
unë po vij, po vij

Rend o tren ti rend drejt tokës sime
malli që pikon dhimbje
më solli në viset e mia

Kam dëshirë ta puth unë tokën time
dua të shkoj tek njerëzit
dhe vitet ca shekuj mu dukën
por as unë vetë se di tokën time vallë po shoh
në mes ëndrrës dhe reales nga ky tren që shfryn

Rend o tren ti rend drejt tokës sime
malli që pikon dhimbje
më solli në viset e mia

Kam dëshirë ta puth unë tokën time
dua të shkoj tek njerëzit
dhe vitet ca shekuj mu dukën
por as unë vetë se di tokën time vallë po shoh
në mes ëndrrës dhe reales nga ky tren që shfryn


Ky tekst u dërgua nga Eduart Nonaj





Manjola Nallbani - Një Tren Drejt Lindjes
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Një Tren Drejt Lindjes".
3. Video është e këngës "Një Tren Drejt Lindjes", por nuk këndohet nga Manjola Nallbani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Manjola Nallbani:


Komente 0