TEKSTESHQIP

Mariola Kaçani Prezanton Vellaun E Saj Ne Skene

9-4-2012
Mariola Kaçani Prezanton Vellaun E Saj Ne Skene
"Ta mbajmë gjallë amanetin", kështu titullohet një këngë e bukur e me motive labe që i kushtohet edhe kurbetit. Kënga në fakt këndohet nga Mariola Kacani në duet me vëllaun e saj, i cili quhet Jurgen dhe si duket shfaqet për herë të parë në një këngë profesionale dhe një videoklip shumë të bukur me motrën e saj.

Megjithëse ka vetëm 3 ditë që videoja e realizuar nga 'Max Productions', është hedhur në kanalin youtube, kënga ka marrë komente dhe mijëra shikime. Kënga dhe video gërshetojnë bukur mallin për atdheun, por edhe amaneti për ty rikthyer në tokën mëmë, pas kurbetit.

Mariola nuk është e para që ka provuar të sjellë një vëlla në skenë, më parë edhe këngëtarja e muzikës popullore kosovare Remzie Osmani ka promovuar vëllaun e saj , Nexhatin në skenën muzikore shqiptare. Ndrësa Mariola dhe Jurgeni tashmë kanë hapur edhe një facebook të përbashkët dhe si duket po kërkojnë një sukses vetëm në duet.
(Albavipnews)

Komente 0