Më mbaj mend (për 1 muaj)


Mariza Ikonomi, Në Francë Konsiderohet “Pop/Rock Diva E Ballkanit”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[16-02-2013]
Mariza Ikonomi, këngëtarja e cila këto kohë po tenton të depërtojë në biznesin e muzikës në Francë, është kthyer për disa ditë në Tiranë për pushime dimërore. Gjatë argëtimit të saj në një nga club-et e njohura në Tiranë, Mariza është fotografuar në shoqërinë e një djali me të cilin ka kërcyer dhe qëndruar pranë gjithë kohës.

Tashmë ajo ka publikuar edhe klipin e parë të realizuar me një produksion francez. Ky është projekti i parë në gjuhën frënge për këngëtaren, e cila aktualisht jeton në Nice të Francës, ku ndjek studimet dhe synon një karrierë ndërkombëtare. ”15 ans” titullohej kënga dhe klipi i parë i Marizës, që ka rezultuar i pëlqyer pas publikimit në Youtube. Ndërkohë në Francë Marizën si këngëtare e kanë cilësuar “Një pop/rock diva e Ballkanit nisur nga vokali i saj melankolik”. Nuk dihet ende për planet e mëtejshme të këngëtares, e cila ndonëse jeton në Francë, nuk ka munguar në skenën shqiptare, siç ishte perfomanca në Festivalin e fundvitit në RTSH.
 (Panorama)

      Mariza Ikonomi - 15 Ans [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet