Mariza Ikonomi, Jeta Mes Francës Dhe Tiranës
21-12-2012
Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të veçanta, me potencial dhe karakter të dallueshëm lehtë mes artistëve të tjerë. Janë gati 20 vjet që ajo këndon, e ndoshta më shumë, qysh kur ishte fëmijë. Po jeta e saj ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit. Nuk është më dhe aq prezente në ekran apo televizion dhe kjo e ka një shkak. Mariza është zhvendosur në Francë, pikërisht në Nicë, për të studiuar muzikë jazz. Tashmë jeta e saj është mes dy shteteve, Shqipërisë ku ka familjen dhe shoqërinë dhe Francës ku investon vazhdimisht në brendinë e saj artistike. Si janë ditët e saj dhe si e sheh veten ajo si artiste pas kaq vitesh, Mariza i rrëfen në këtë intervistë.
Mariza, jeta mes Francës dhe Tiranës. Si ka qenë kjo kohë për ty?
Të them të drejtën unë këtu kam familjen, kam shoqërinë time dhe Shqipëria për mua është dashuria më e madhe. Franca është një joshje shumë e madhe, shumë e bukur. Më pëlqen sepse po përjetoj gjëra të reja; po marr kulturë tjetër, mentalitet tjetër, po mësoj shumë dhe po bëj një shkollë që më jep kënaqësi, edhe pse ka shumë vështirësi. Pastaj, sigurisht Franca është shumë joshëse me bukuritë e saj, historinë dhe kulturën. Edhe në Nicë, aty ku jetoj unë, ka shumë njerëz interesantë dhe vërtet që është një vend i bukur. Një vend që vërtet të jep pozitivitet, por unë më shumë qesh kur jam në Tiranë.
Çfarë ke marrë nga Franca?
Kam marrë shumë nga muzika, duke dëgjuar frëngjisht. Një lloj kulture edhe të mësuarit ndryshe, ndoshta edhe korrektesa; kur fillon me muzikë, mbaron me muzikë. Punohet shumë dhe kam marrë nga kjo kulturë pune.
Si femër?
Jo. Besoj jam e njëjta. Edhe pse shpesh më thonë që mund të ngjaj disi në mënyrën e të folurit apo qëndrimit. Jo, nuk kam marrë dhe as e besoj, sepse në mënyrën e të konceptuarit të gjërave jam tërësisht shqiptare. Madje, kur jam me francezë përpiqem t'i mësoj që të marrin pak nga ne (qesh). Megjithatë, besoj se jam bërë disi më indiferente, sepse ata janë më gjakftohtë se ne.
Ke publikuar një këngë të re në frëngjisht. Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tu?
Muzikën e kam bërë vetë, ndërsa tekstin shoqja ime Eni Zhegu dhe klipi është bërë këtu.
Pse erdhe në frëngjisht kësaj here?
Nuk e di. Ndoshta ambienti ku jetoj më inspiroi. Por kënga erdhi shumë spontanisht, sepse sa e dëgjova tekstin mora direkt kitarën dhe nisja ta kompozoja (qesh).
Është e vështirë të bësh muzikë në Francë?
Nuk është aq e vështirë sa mund të duket nga jashtë. Sigurisht që ka vështirësi, por të them të drejtën mua më kanë vlerësuar shumë si artiste. Ndaj nuk e shoh kaq të vështirë, apo të fajësoj burokracitë, sepse notat ndaj meje kanë qenë pozitive.
Cilat janë projektet e tua që lidhen me Francën?
Kam bërë këngë të reja, të cilat dua t'i mbledh në një album. Pastaj nuk e di, i kam marrë gjërat lehtë dhe si të vijnë. Tani do filloj të shkruaj pak në frëngjisht dhe të mendoj këngë në stilin francez.
A është e vërtetë ajo që thuhet se francezët edhe muzikën e komplikojnë?
Jo nuk e shoh kështu. Unë e adhuroj stilin e tyre, tekstet, muzikën, sensualitetin… Franca ka artistë të shkëlqyer dhe kanë bërë një art që mbetet në kohë.
Veçse jeni një artiste e kompletuar, shumë janë kuriozë për jetën tënde private…
Jo. Nuk jam e dashuruar.
A ka diferencë mes meshkujve francezë dhe atyre shqiptarë?
Të them të drejtën mua më pëlqejnë meshkujt shqiptarë, ndaj nuk dua t'i ndaj francezë apo shqiptarë, sepse në fund të fundit meshkuj janë (qesh). Po ndoshta është diferenca sesi ata e trajtojnë femrën, edhe pse si shqiptarët, francezët apo italianët kanë mënyrën e tyre. Por mund të them se francezët janë më të rafinuar.
Shumë nga koleget e tua kanë krijuar familjen e tyre. Ti a e ndien këtë nevojë?
Sigurisht që e ndiej nevojën për të pasur një familje, po edhe kjo është me periudha. Të them të drejtën unë jam tip shumë i ndjeshëm, jam rritur me frymën e familjes dhe jam shumë e lidhur me të. Do vijë koha që do të kem familjen time dhe do jem shumë e kënaqur. Thjesht dua të bëj zgjedhjen e duhur… Sa herë më pyesin për këtë, them që më mirë të pres, ndoshta pak apo shumë, por e di që ke bërë zgjedhjen e duhur në fund.
Ku do zgjidhje të krijoje familjen tënde?
S'e kam menduar kaq thellë, të them të drejtën.
Çfarë i bën të veçanta ditët e tua në Nicë?
Ditët e mia kur jam në Francë janë shumë të zakonshme. Çohem në mëngjes, shkoj në shkollë, në bibliotekë, leksionet e gjuhës. Muzikë dhe lexim përgjithësisht. Lexoj shumë libra në kohë të lirë.
Çfarë të mungon nga vendi yt?
Familja, po unë kam edhe shumë shoqëri…
Thashethemet të mungojnë?
(Qesh) Thashetheme ka kudo. Po ajo që mungon vërtet është se këtu gjithmonë e gjen dikë për të folur, për t'u shprehur, ndërsa atje edhe kafen e ke me axhendë. Mungon koha e lirë që këtu duket se gjendet disi më lehtë.
Gjatë kohës në Francë ke qenë edhe imazh i një firme kozmetike. Si ishte të bëje modelen?
Në fakt firma ishte amerikane, por u njohëm në Francë, Ishte diçka shumë e bukur dhe spontane, pasi unë përdorja produktet e kësaj firme. Ishte eksperiencë e bukur, por më pëlqen më shumë të bëj këngëtaren.
Cilat janë të rejat për këtu?
Planet janë thuajse të njëjta. Në fakt, dua të bëj një koncert këtu, të mbledh këngët e mia në një album. Nuk bëj diferenca në këtë pikë, Shqipëri apo jashtë, sepse çdo gjë që të bëj nis nga vendi im.
Një pyetje që bëhet rëndom tek artistët është se si është muzika shqiptare sot?
Kohët ndryshojnë dhe nuk mund të gjykojmë dhe të themi që sot është më keq dhe dikur ishte më mirë. Kur unë kam dalë në skenë për herë të parë kishte disa gjëra prioritet, siç ishte muzika, teksti, ajo çfarë kënga do të përcillte, mesazhi dhe, pse jo, edhe edukimi në një farë mënyre. Nuk është më muzika që ka qenë dikur dhe mua më pëlqen t'i mbledh ende ato vlera.
Mendoni se kolegët e brezit tuaj janë deri diku si "brezi i humbur" i shkrimtarëve të fillimit të shekullit të 20-të?
Tani jetojmë në një kohë që njeriu i bën vetë zgjedhjet. Ai që do një muzikë të mirë di ku e gjen. Ai që do thjesht fasadën di prapë ku ta marrë. Nuk mendoj se jemi lënë pas dore, përkundrazi; Unë u kënaqa kur shkova te lokali i Elton Dedës dhe m'u mbushën sytë me lot kur pashë gjithë ata njerëz, të cilët pëlqenin muzikën e tij. Një publik i ekzaltuar, i cili donte muzikën e vërtetë.
Artistet femra a investojnë më shumë në dukje sesa në tekst apo muzikë?
Kjo ndodh gjithandej, varet çfarë dëshiron të përcjellësh te publiku. Unë jam një person që vlerësoj karakterin edhe vlerat. Ndonjëherë edhe një gjë shumë e bukur të vel. Nuk është se jam shumë fanse e perfeksionit.
Një artiste shqiptare nga çfarë frymëzohet nëpër rrugët e Francës?
Është gjithmonë jeta e përditshme. Nuk ka të bëjë Franca, është thjesht jeta që të frymëzon, përditshmëria, ngjarjet, përjetimet kudo që të jesh. Një dashuri, një zhgënjim, një hipokrizi, një gjest i mirë, një mëngjes apo një perëndim dielli…
Mariza, nëse do të zgjidhje të jetoje në një ëndërr, si do të ishte ajo?
Afër detit, me kitarë, muzikë dhe njerëzit më të dashur. Kaq do të doja. Nuk kërkoj shumë (qesh).

(Jonida Hitoveizi Gazeta MAPO)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0