TEKSTESHQIP
Maya Alickaj & Petrit Lulo - O Në Maj, O Në Dhjetor
Maya Alickaj & Petrit Lulo
O Në Maj, O Në Dhjetor

Kompozitore është Maya Alickaj, për tekstin është përkujdesur Arben Duka, ndërsa orkestrimi u mor përsipër nga Adrian Hila.
Teksti :: Song Lyrics
O moj vajza lozonjare,
je si hëna gënjeshtare.
S'ta fiksoj fytyrën dot,
në të rrallë ti del e plotë.
S'ta fiksoj fytyrën dot,
në të rrallë ti del e plotë.

O se kështu më bëri nëna,
e që të dal ashtu si hëna.
E krejt e plotë dhe e pafaj,
vetëm në dhjetor e maj.
O krejt e plotë dhe e pafaj,
vetëm në dhjetor e maj.

Ref.: (2X)
Moj Hëna që del në Vlorë,
aman më bëre një dorë!
Prit e mos u bëj një dorë,
O në maj, o në dhjetor!

E nuk e di Varfëri,
kush është Hëna kush je ti.
Se kur dilni tokë të dyja,
habiten gjithë djemuria!
Se kur dilni tokë të dyja,
habiten gjithë djemuria!

E më mirë Hënë dy herë në vit,
të gjthë botën llamburit.
Se flakëkashtë e do ti,
asnjeri nuk t'i hedh sytë
O se flakëkashtë e do ti,
asnjeri nuk t'i hedh sytë

Ref.: (4X)
Moj Hëna që del në Vlorë,
aman më bëre një dorë!
Prit e mos u bëj një dorë,
O në maj, o në dhjetor!

O në maj, o në dhjetor!

DËRGOI:
Komente 2