TEKSTESHQIP
Maya Alickaj & Klejti Mahmutaj - Një Jetë Me Ty
Maya Alickaj & Klejti Mahmutaj
Një Jetë Me Ty

Ky materiali muzikor u prezantua tek publiku i realizuar në dimensionin vizual me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua me datë 30 Maj 2013. Melodia dhe arranzhimi është shkruajtur nga Adrian Hila, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Rozana Radi.
Teksti :: Song Lyrics
[Maya:]
Sa herë bie dera ti vrapon
jo, nuk është ai që kërkon
të ka marr malli për të
edhe mua për atë mmm...
Si ta them? Nuk vjen më

[Klejti:]
Përse nuk vjen babi natën vonë?
Përse nuk vjen në mëngjes? Pse s'më zgjon?
E mërzita unë që nuk vjen?
Pse nuk më ndihmon që ta gjej babin tim?

[Bashkë:]
Ne ëndërronim një jetë me ty
ndryshoje botën për ne të dy

[Klejti:]
Ti më përqafo, botën ma ndrysho

[Maya:]
Edhe një herë të lutem provo

[Bashkë:]
Ne ëndërronim një jetë me ty
ndryshoje botën për ne të dy

[Klejti:]
Kthehu babi im, pa ty s'kam gëzim

[Maya:]
ndryshoje botën, shpirtin tim

[Klejti:]
O mami, po shokët më pyesin "Ku e ke babin?"

[Maya:]
Babi do kthehet shpirt. Ai ty të do shumë. E ka marrë malli për ty.

[Klejti:]
O mami... po kur më do, pse nuk vjen të rri me ne

[Maya:]
Po ti ç'ke o zemër? Ti më ke mua... Do ta presim të dy

[Bashkë:]
Ne ëndërronim një jetë me ty
ndryshoje botën për ne të dy

[Klejti:]
Ti më përqafo, botën ma ndrysho

[Maya:]
Edhe një herë të lutem provo

[Bashkë:]
Ne ëndërronim një jetë me ty
ndryshoje botën për ne të dy

[Klejti:]
Kthehu babi im, pa ty s'kam gëzim

[Maya:]
ndryshoje botën, shpirtin tim

DËRGOI:
Komente 1