TEKSTESHQIP

Meda Bëhet Pjesë E Valës

14-9-2015
Meda Bëhet Pjesë E Valës
Kohët e fundit shumë këngëtarë nga estrada shqiptare u bënë pjesë e operatorit Vala dhe ofertës Trip. Ndërsa së fundmi Valas iu shtua edhe një përdorues tjetër. Fjala është për këngëtarin Meda i cili tashmë u pajis me një numër të këtij operator.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook, nga drejtori ekzekutiv i Vala’s, Agron Mustafa. I cili me këtë rast vendosi edhe një mbishkrim pjesë e njërës nga këngët e Medës.

"Me Valën ka lezet, jo vetëm me Prishtinën!
‘Qe ku o Meda për dashni’ - siç ceket në tekstin e hitit të tij të para disa viteve "Prishtina ka lezet", gjatë vizitës së tij sot në zyrën time që erdhë me plot shmek, Meda së bashku me stafin e tij ndihmës, u pajsën me nga një numër të Valës
Me Valën ma lezet, më tha kangtari jonë i mirënjohur Meda", ka shkruar ai.
(Indeksonline)

Komente 1