TEKSTESHQIP
Meda - Këngë Për Nasuf E Tahir Gashanin
Meda
Këngë Për Nasuf E Tahir Gashanin

Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit është Fatmir Muja, teksa autor i orkestrimit është Granit Gashi.

Teksti :: Song Lyrics

strofa: 1
Kur feston Prishtina
Kur feston Tirana
Me ngjyra t'flamurit Teshat m'i vesh Nana
Nisëm për Drenicë me Plisin e bardhë
Kulla e Gashanëve
M'thotë "mirë se ke ardhë!"

strofa: 2
Historinë e t'parëve
E lexojmë n'çdo gurë
Kush din me jetue
Nuk ka me vdekë kurrë
N'magjen e Drenicës nuk harxhohet mielli
Trupin na e run Toka
Shpirtin na e run Qielli

ref:
Si Pemë me dy Degë
Baba e i Biri
Ngjyrosin Kosovën Nasufi e Tahiri
Puthja në Flamur
Nuk harrohet kurrë
Sikur Baca Isë
Le t'bahet çdo burrë!

Sikur Baca Isë
Le t' bahet çdo Burrë!

strofa: 3
Edhe nëse Vjeshta
Krejt gjethet m' i këput
Rrënjët i kam t'forta
S'jam ba për me u tutë
Edhe nëse Dimri
Krejt Degët m'i ngrinë
Rrënjët i kam t'thella
Gjelbëroj n'tjetrën Stinë.

strofa: 4
Historinë e t'parëve
E lexojmë n'çdo Gurë
Kush din me jetue
Nuk ka me vdeke kurrë
N'magjen e Drenicës Nuk harxhohet mielli
Trupin na e run Toka
Shpirtin na e run Qielli

ref:
Si Pemë me dy Degë
Baba e i Biri
Ngjyrosin Kosovën Nasufi e Tahiri
Puthja në Flamur
Nuk harrohet kurrë
Sikur Baca Isë
Le t' bahet çdo Burrë!
Komente 0