Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Memli Krasniqi
  • Vendlindja:
  • Mitrovicë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 40 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 25 Janar 1980
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1.5 / Votuan:  80
Këndon kryesisht: hip-hop

Memli Krasniqi është këngëtar i njohur. Ai ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina” dhe atë të mesëm në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Për shumë vite u morr me muzikë, tekstet e tij ishin mjaft të bukura duke krijuar kështu hite për rap grupin e tij “Ritmi i rrugës”. Së bashku me pjestarin tjetër Arbër Recin, që nga viti 1995 formuan grupin, për të vazhduar kështu karrierën e tyre me shume bashkëpunime dhe albume, siq ishin: “Bota është e jona” e vitit 2000, “Obsesion” 2002 dhe “Përjetësisht” 2004.

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë, z. Hashim Thaçi.

Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 – 30 vjeç. Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së. Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur Nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.

Nga viti akademik 2006/2007 është angazhuar për disa semestra si ligjërues i lëndëve nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Victory dhe në Kolegjin Iliria. Po ashtu, Krasniqi është anëtar i rregullt i Shoqatës Amerikane për Shkenca Politike dhe i Shoqatës Britanike për Studime Ndërkombëtare.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport. Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.

Krasniqi është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ndërsa është emëruar Ministër në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në shkurt të vitit 2011.

Memli Krasniqi jeton në Prishtinë, me bashkëshorten Melizën dhe fëmijët Borën, Malin dhe Verën.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Vëllai i

Bubulina Krasniqit

Ish-Anëtar i grupit

Ritmi I Rruges

Daja e

Tara Muharremit

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet