TEKSTESHQIP

Mentor Haziri, Mori Hitesh Në Verë

23-3-2012
Mentor Haziri, Mori Hitesh Në Verë
Këngëtari Mentor Haziri është duke u përgatitur të sjellë një mori hitesh të ndryshme gjatë për sezonin veror.
Ai tashmë ka gati tri këngë të realizuara nga producenti Flori Mumajesi. Njëra nga to, që pritet të jetë një hit veror, është bashkëpunimi mes tij dhe prezantueses Albana Osmani.

Dueti i Mentor Hazirit dhe Albana Osmanit, një këngë shumë e ritmike e realizuar nga Flori Mumajesi dhe me tekst të shkruar nga Eneida Tarifa, këto ditë pritet të shoqërohet edhe me videoklip dhe së shpejti të lansohet në televizionet shqiptare.

Gjatë një prononcimi, Mentori ka thënë se kjo këngë tashmë është e përfunduar dhe beson që do të pëlqehet nga publiku.

Ai gjithashtu ka shtuar se këtë verë do të sjellë edhe projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë hite verore.
(Telegrafi)

Komente 0