Mergim Mjeku Nominohet Për Cmim Në Zhurma Show
28-9-2014
Këngëtari i ri por plot talent Mergim Mjeku është nominuar këtë vit në eventin e madh muzikor që po vjen në Zhurma Show Awards. Si duket hiti i tij shumë i pëlqyer ‘Pikë në zemër’ nuk është lënë anash nga stafi i këtij eventi që vlerëson yjet e muzikës mbarëshqiptare për punën e tyre një vjecare, dhe mes tyre është edhe artisti simpatik. Mërgimi është i nominuar në kategorinë ‘Best Neë Artist’ përkrah emrave të tjerë të rinj si Era Istrefi, Luana Vjollca, Morena Taraku etj dhe natyrisht se është kandidat për ndonjë cmim. Më herët nga këngëtari që jeton në Gjermani por është me origjinë nga Kosova, kemi mësuar se është duke u përgaditur për një tjetër këngë të bukur e atë duet me Shpat Kasapin, por kjo do të ndodhë pas spektaklit ‘Zhurma Show Awards’, event ky që do të mbahet me 2 tetor në Teatrin e Gjilanit, ku urojmë që Mërgimi të dalë nga kjo mbrëmje me një trofe, për të nisur kështu mbarë karrierën e tij muzikore.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0