Merita Halili: “Unë Nuk Kam Kënduar Në Beograd“
23-4-2014
Këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, bashkëshortët Merita Halli dhe Raif Hyseni kanë vite që kanë imigruar në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria dhe Kosova. Historia e tyre është një histori suksesi në Shtetet e Bashkuara: ata kanë arritur jo vetëm të punojnë në profesionin e tyre, atë të artistit, por edhe të jenë shumë të suksesshëm.
Merita dhe Raifi kanë një itinerar të ngjeshur, duke dhënë koncerte jo vetëm në qytete kryesore ku jeton diaspora shqiptare, por edhe në festivale folklorike në shtete të ndryshme amerikane, ku janë duartrokitur nga publiku amerikan, edhe pse muzika që ata këndojnë është muzikë shqiptare, pra jo fort e njohur për audiencën amerikane, me këngë në shqip.
Gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, duke iu përgjigjur disa komenteve që kanë shkaktuar diskutime në media, këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme tha se nuk ka kënduar kurrë në Beograd.

Duke komentuar postimin në Facebook të një gazetari kosovar, i cili i cili shkroi se Merita ka kënduar në Beograd, këngëtarja tha se është e indinjuar nga një lajm i tillë i pavërtetë.
"Unë jam e indinjuar, nuk kam kënduar kurrë në Amerikë. Nuk kam marrë ftesë nga Beogradi", tha Halili duke mos i dhënë përgjigje pyetjes nëse do ta pranonte një ftesë të tillë.
"Unë jam e indinjuar, nuk kam kënduar kurrë në Amerikë. Nuk kam marrë ftesë nga Beogradi", tha Halili duke mos i dhënë përgjigje pyetjes nëse do ta pranonte një ftesë të tillë.
"Muzika nuk ka limit. Ne jemi artistë dhe e prezantojmë atë në të gjithë vendet e botës, çdo njeri përfaqëson muzikën e tij. Nuk dua të përzihem në këto lloj klanesh, por duke menduar që në jemi ambasadorë të muzikës në Amerikë, unë indinjohem nga këto lajme të gabuara".
Pjesëmarrja e këngëtarit serb, Zdravko Colic, ditët e fundit në festivalin "Kënga ime" ka hapur një debat të gjerë në media dhe rrethet artistike të Shqipërisë dhe Kosovës. Disa këngëtarë të Kosovës anuluan pjesëmarrjen në këtë produksion, duke e argumentuar këtë me praninë e një këngëtari serb, shteti i të cilit nuk ka kërkuar ende falje për sulmin ndaj Kosovës dhe viktimat e luftës.

MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0