TEKSTESHQIP
Meti Maloku - Ty Gjilan Ne Zemer Tkam
Meti Maloku
Ty Gjilan Ne Zemer Tkam

Për ti dhënë gjithçkaje më shumë atmosferë, ky krijim muzikor është sjellë online i punuar me vlera artistike edhe me anë të një videoklipi muzikor, produksioni i të cilit është përgatitur nga BUG Production. Ky videoklip u publikua me datë 15 Prill 2020. Për këngën ka punuar kompozitori Nexhat Mujovi (Wirusi), për tekstin punoi Izet Rraci, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Dudi.
Teksti :: Song Lyrics
E kujtoj me mallëngjim,
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
Un'kam qënë i ri më t'vërtetë i ri...(2X)

Ref.:
Ty Gjilan ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mija,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare...(2X)

Ref.:
Ty Gjilan ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

VIDEOKLIPE

Komente 0