TEKSTESHQIP
Mihrije Braha - Ti Nuk Je Shtepia Ime
Mihrije Braha
Ti Nuk Je Shtepia Ime

Krijimi muzikor u bë i disponueshëm në tregun e gjerë të muzikës i plotësuar shumë bukur me një videoklip muzikor, për të cilin është bashkëpunuar me Video Art. Ky videoklip u publikua me datë 18 Janar 2009. Muzikën e këngës e kompozoi Armend Rexhepagiqi, autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë Aida Baraku, ndërsa arranzhimin e përgatiti Darko Dimitrov.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Kupa është e mbushur,
buza do ta prekë,
vrerin e kësaj gote.
Si vëlla i vogël po më gjuhet n’qafë
i gjithë sherri i kësaj bote.
Si lypsar dorën e mbaj.

Ti nuk je, eeee,
shtëpia ime, dhomë për gëzime.
Ti nuk je, eee, vendi i oxhakut,
dera e konakut, jo, nuk je, eeeee,
jeta ime.

Sikur mollë e kalbur, të tjerat që i prish,
është mërzia ime.
S’mbrëteron respekti
kur njeriu çohet peshë.
U dogjëm si me zjarr benzine.

Si lypsar, dorën mbaj.

Ti nuk je, eeee,
shtëpia ime, dhomë për gëzime.
Ti nuk je, eee, vendi i oxhakut,
dera e konakut, jo, nuk je, eeeee,
jeta ime, jeta ime, jeta ime.

Shtëpia ime, dhomë për gëzime,
ti nuk je, eee, vendi i oxhakut,
dera e konakut, jo, nuk je, eeeee,
jeta ime, jeta ime, jeta ime, jeta ime, jeta ime.

Eeeeeee, jeta ime.

Kontribuan:
Agim,
Agnesa,
Nita
Komente 0