>
BIOSHQIP
Biografia
Miloti eshte reper i njohur tashme, e kjo fale punes qe bente me heret si ETNON. Emri tij eshte Milot Hasangjekaj jeton ne Prishtine dhe punon ne studion "Blackfish" te kolegut te tij njeheresh dhe ish-antarin e grupit Etnon, Genc Prelvukaj. Ai gjithmone ka bashkpunuar me Gencin si grup, dhe jemi mesuasr qe dyshen ta shohim gjithmone bashke. Miloti si vogel ka studiuar muziken, dhe tani disa gjera lidhur me kete profesion mund ti bej dhe vete. e perveq ketij profesioni Miloti ka studiuar dhe per Sociologji, ku perveq muzikes ka zgjedhur t'kete dhe nje profesion te dyte. Per te gjitha ata qe nuk e dine, Miloti tashme eshte i martuar me Marigona Kurshumliun. Perveq angazhimeve muzikore Miloti bashke me Gencin jane te angazhuar teper dhe me koncerte, ku performojne kenget e 'Etnon-it' te dikurshem. Reperi ne fjale nuk ndalet me prurje te reja muzikore, sepse tashme ka menduar per shume projekte te reja.

Më datë 9 Prill 2017, Miloti publikon videoklipin "A Duhem", në bashkëpunim me Arday & Fajt. Teksti u shkrua nga Milot Hasangjekaj, Arday, Fajt. Për orkestrimin u kujdes Bergin Demaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment. Miloti na befasoi shume kur erdhi pa Gencin dhe njekohesisht me kengen e tij te pare me dy anetaret e studios "Blackfish", Arday & Fajt.

Më datë 25 Korrik 2017, Miloti publikon videoklipin "Fajin Ma La", në bashkëpunim me Florian Beqiri. Muzika e këngës u punua nga Genc Prelvukaj (Gentz), teksti u shkrua nga Imperialb, Milot Hasangjekaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Bergin Demaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 24 Nëntor 2017, emri i tij ndryshoi në Bigem kur publikon videoklipin "Gajle", në bashkëpunim me Gena. Muzika e këngës u punua nga Bergin Demaj, Milot Hasangjekaj, teksti u shkrua nga Milot Hasangjekaj, Gena, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Astro & Bigem kanë njoftuar se më datë 10 Mars 2018 do publikojnë videoklipin "Dore Per Dore".

Më datë 10 Mars 2018, Astro & Bigem publikojnë videoklipin "Dore Per Dore". Teksti u shkrua nga Milot Hasangjekaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 19 Maj 2018, Bigem publikon videoklipin "Ani Ani". Muzika e këngës u punua nga Milot Hasangjekaj, Imperialb, teksti u shkrua nga Imperialb, Milot Hasangjekaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 11 Korrik 2019, Bigem publikon videoklipin "Paranoja", në bashkëpunim me Teuta Selimin. Teksti i këngës u shkrua nga Imperialb & Milot Hasangjekaj.