Mima Kastrati, Së Shpejti Me Këngë Shqip-Anglisht
11-9-2013
Mima Kastrati edhe kësaj radhe vjen me albumin e ri live. Ajo së fundi plasoi në treg albumin me 14 këngë live të realizuara sipas shijes së adhuruesve të saj. Përkundër faktit se jeton larg Kosovës, ajo po mundohet që me anë të këngës të mbajë më afër publikun shqiptar.
"Albumi përmban këngë të zhanrit popullor, argëtues, Pop folk, etj. Këngët janë kënduara live prandaj edhe albumin e kam emëruar ‘Album live’. Në këtë album gjenden këngë për shijen e adhuruesve të mi dhe jam munduar të jenë këngë sa më të përzgjedhura", ka thënë ajo për "Zëri".
Ndërkaq tani planifikon të realizoj edhe një videoklip me ndonjë produksion vendor. Mima ka nisur bashkëpunimin e radhës me producentin gjerman Allen, me të cilin do të realizojnë një këngë me dy gjuhë. "Me Allenin kemi planifikuar të realizojmë një këngë ne gjuhën shqipe dhe angleze. Uroj që kjo këngë të bëhet një hit i radhës ashtu siç di vetëm Alleni të krijoj hite", shprehet në fund ajo.
(Zëri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0