TEKSTESHQIP

Mira Janji Me Pamje Dhe Stil Të Ri

8-12-2012
Mira Janji Me Pamje Dhe Stil Të Ri
Si shumë këngëtarë të tjerë nga Shqipëria të cilët aktivitetet e tyre muzikore i ushtrojnë në Kosovë, edhe këngëtarja Mira Janji do t'i bashkohet kësaj liste. Ajo tani ka nisur bashkëpunimin me Don Arbas, duke lansuar videoklipin e këngës "Di se çfarë dua", të përgatitur nga Artan Bajrami. Ndërkaq videoklipi është realizuar në Gjilan nga "Video Art". Mira është ndarë e kënaqur nga ky bashkëpunim dhe uron që edhe më tej të vazhdojë të punojë në Kosovë.

"Jam shumë e lumtur që realizova një këngë të mrekullueshme për adhuruesit e mi. Në këtë videoklip jam dukur më ndryshe, si për nga look-u ashtu edhe për nga stili, por kjo ide më kishte lindur kohë më parë dhe desha që tani meqë po punoj në Kosovë ta eksperimentoj këtë dukje timen. Sa i përket suksesit të këngës 'Di se çfarë dua', jam shumë e sigurt për pëlqimin e publikut, sepse jam e lindur për këtë profesion dhe publiku më do. I falënderoj të gjithë ata që më përkrahin dhe kjo gjë më bën që të vazhdoj akoma përpara", ka thënë ajo për "Zërin".

Mira gjatë këtij viti ka pasur një sërë aktivitetesh muzikore, për të cilat thotë se i ka realizuar me mjaft suksese. Përveç këngëve të reja, ajo gjatë tërë vitit ka qenë e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq sa i përket kësaj periudhe, thotë se është në përgatitje të programeve të Vitit të Ri. "Kam pasur një vit me shumë punë dhe suksese, shpresoj që edhe viti 2013 të më sjellë rezultate të mira. Në realitet kam ndërmend shumë projekte që më parë nuk i kam pasur dhe do prezantohem krejt ndryshe, me shumë risi", shton ajo. Mira planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të realizojë edhe një album të ri.
Mira Janji
Di Se Çfare Dua
[Teksti dhe Klipi]
(K. Bajrami / zeri)

Komente 0