Miranda Hashani Humb Shtatzanine
30-5-2012

Edhe pse ka djalin Donin pas 10 vjetësh martese, këngëtarja Miranda Hashani përsëri e kishte pritur me padurim lindjen e bebes tjetër i cili ishte i gjinisë mashkullore. Mirëpo kjo shtatzëni nuk mundi të kaloj më shumë se shtatë muaj edhe pse ajo kishte shkuar në Gjermani për ta ruajtur këtë shtatzëni. Të gjithë muajt e shtatzënisë Miranda thotë se i ka kaluar shumë mirë, duke mos pasur asnjë komplikim, dhe për faktin se ndjehej mirë erdhi për disa ditë vizite në Kosovë dhe Shkup për ta vizituar familjen. Papritur asaj iu keqësua gjendja dhe me të vajtur në maternitetin privat të Shkupit fëmija i vdiq në bark.
"Jam shumë e brengosur për humbjen e kësaj shtatzënie. Kjo është hera e dytë që po humb shtatzëninë dhe po ndjehem mjaftë keq. Keqësimi i gjendjes shëndetësore më ndodhi papritur gjatë ditëve sa isha në Kosovë dhe Shkup, mirëpo edhe pse mjekët e Shkupit bënë çmos për të më ndihmuar por nuk mundën të shpëtojnë fëmijën", ka thënë ajo për "Zëri".
Abortin e parë Miranda thotë se e ka përjetuar shumë keq, ndërsa tani fuqinë e merr nga djali Doni. "Kur e humba fëmijën e parë kam qenë shumë keq, ndërsa tani kam se ku të mbështetem falënderoj Zotin që ma ka dhënë Donin", shprehet në fund ajo.

(koha.mk)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0