TEKSTESHQIP
Mirsa Kerqeli - Jakup Ferri
Mirsa Kerqeli
Jakup Ferri

Kompozitor është Kolë Susaj, tekstin e përgatiti Marash Mëhilli, ndërsa okestracioni u realizua nga DuoBass Records. Krijimi muzikor në fjalë u finalizua dhe erdhi i ilustruar artistikisht me anë të një videoklipi muzikor, i cili u transmetua me datë 19 Nëntor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Ç'është ai gjok i kuq e i bardh`
Nga beteja sjell haberin,
Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin

Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

Ref.
Jakup Ferri o ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Ndal doriu n`shteg t`oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n`fushë t`mejdanit
Gjakun e tij e pin` lendina.

Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak
Komente 0