>
BIOSHQIP

Mishela Rapo, Sot Në “Junior Eurosong 2015“

13-06-2015
Pas Elhaidës, një tjetër përfaqësuese e denjë e Shqipërisë mund të bëjë të mundur realizimin e kësaj ëndrre. Kësaj here bëhet fjalë për të njëjtin festival, por dedikuar artistëve të vegjël, “Junior Eurosong 2015”.

Pas dy vite ndërprerjesh, në ethet e garimit në skena ndërkombëtare janë dhe fëmijët e vegjël. Përfaqësuesja jonë është Mishela Rapo, nxënëse e Liceut Artistik, vajza 14-vjeçare nga Tirana, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovizon 2015” në Bullgari në datën 21 nëntor 2015.

E teksa çmimet me të cilat ajo është vlerësuar përgjatë rrugëtimit të saj artistik janë të shumta, Mishela është shprehur në intervistat e saj: Do të përfaqësoj denjësisht vendin tim për të kapur renditje të mirë, e pse jo të jem dhe fituese e çmimit të madh në Bullgari. Me një zë të mrekullueshëm, artistja e vogël do të këndojë këngën “Dambaje”. Treshja Adi Hila-Pandi Laço -Mishela Rapo startojnë të parët në “Junior Eurosong 2015”, duke ngritur lart nivelin e konkurrimit për shtetet e tjera pjesëmarrëse.
(BalkanWeb)

Mishela Rapo, Sot Në “Junior Eurosong 2015“