TEKSTESHQIP

Monika Salihu: Ramushi Ka Qenë Idhull I Imi

31-10-2013
Monika Salihu: Ramushi Ka Qenë Idhull I Imi
Këngëtarja Monika Salihu, kohëve të fundit është tërhequr paksa nga kënga. Ajo tani është kandidate për Asamble Komunale të Prishtinës në partin AAK. Bashkëpunimi dhe përkrahja nga kryetari Ramushi dhe Besnik Tahiri ka bërë që ajo ti bashkohet kësaj partie. Megjithëkëtë, këngëtarja tani e 7 muaj thotë të jetë aktive në këtë parti vullnetarisht pa marrë qoftë dhe një cent nga partia.

"Të them të drejtën inkuadrimin në politikë as që e kam pasur në ëndërr, mirëpo bashkëpunimi në fushën e artit që kam pasur me partinë AAK më ka bërë që të inkuadrohem në politikë. Të them të drejtën, prej moshës 18 vjeçare kur këndoja në fushata të AAK-së e kam pasur një simpati ndaj Ramushit, ai ka qenë idhull i imi. Tani edhe pas 11 vitesh vazhdoj të jem adhuruese e AAK-së, prandaj kjo ka ndikuar që të jem pranë kësaj partie.Në fakt tani e 7 muaj jam mjaftë aktive në parti dhe puna në teren ka ndikuar mjaftë shumë që unë të përfitoj një përvojë dhe të kontribuoj për popullin tim. Kam dëgjuar që partitë e tjera i kanë paguar të anëtarësuarit, ndërsa unë prej se jam në AAK nuk jam paguar dhe këtë e kam bërë në mënyrë vullnetare pa dashur të kërkoj mjete financiare nga partia", thotë ajo.

Monika krahas politikës do të jetë aktive edhe në skenën muzikore, planet e saj janë që në çdo vit të sjellë 2, 3 këngë për adhuruesit e saj.

"Vizioni im për kontributin ndaj popullatës është mjaftë i qartë, dua që me mundësitë e mia të ndihmoj popullin tim i cili më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahje të madhe", shton ajo.
(Zëri)

Komente 0