TEKSTESHQIP

Kujt Ia Dedikon Këngën E Re Morena Taraku

8-1-2016
Kujt Ia Dedikon Këngën E Re Morena Taraku
Ndonëse nuk ka rënë asnjëherë në sy si këngëtare, madje shpesh herë njerëzit shprehen se zëri i saj për më shumë se 30 sekonda të bën edhe me dhimbje koke. Fjala është për Morena Tarakun e cila "fama" e saj është më shumë e përqendruar në publikimin e fotove në rrjetet sociale.

Megjithatë tani pritet diçka e re. Diçka e re që do ju bëjë që ta dëgjoni Morenën me shumë vëmendje pasi kënga e saj e fundit do të jetë shumë e veçantë. "Lule" do të titullohet kënga e saj e re e ndërsa nëpërmjet rrjeteve sociale ajo thotë se ia ka dedikuar një personi shumë të veçantë.

Shohim se kujt ia ka dedikuar ajo këtë projekt:

"Do ta dedikoja nje jete duke shprehur dashurine qe me mungoj nga ti, dhimbjet pa ty, sakrificat e shumta qe te qendroja e lumtur edhe pse shtylla kryesore mungoj gjithmone ne shtepi.
Bota te fal cdo gje por asgje nuk eshte me e bekuar se dashuria jote Nene...
Ta dedikoj TY ???NËNË???, sepse ishe personi qe ishe me se paku pjese e jetes time dhe pa ty une sdo isha fare...", ka shkruar Taraku në rrjetet e saj sociale.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0