TEKSTESHQIP

Morena Taraku Në Top 100 Më Të Bukurat E Botës

19-1-2016
Morena Taraku Në Top 100 Më Të Bukurat E Botës
TC Candler ka zgjedhur si çdo vit 100 fytyrat më të bukura për vitin 2015. Ky është edicioni i 26-të dhe janë përzgjedhur vajzat më të bukura nga gjithsej 40 shtete të botës, ku përfshihet edhe Shqipëria.
E në këtë TOP 100 gjejmë edhe modelen/ këngëtaren Morena Taraku, e cila është renditur në vendin e 76-të.
Ndërmjet fytyrave më të bukura për vitin 2015, gjejmë dhe emra mjaft të njohur si: modelja Fanny Neguesha (98), modelja/aktorja Monica Bellucci (88), aktorja Keira Knightley (64), aktorja Kate Beckinsale (58), modelja Cara Delevigne (47), këngëtarja/aktorja Selena Gomez (38), aktorja Natalie Portman (37), aktorja e re Alexandra Daddario (25), këngëtarja Maite Perroni (20), këngëtarja Zara Larsson (12), aktorja Camilla Belle (8), aktorja/modelja Chloë Grace Moretz (7), aktorja Ema Watson (4) etj.
(TeksteShqip)
Komente 0