TEKSTESHQIP
Motrat Duhani & Shemi Iliret - Lakmia
Motrat Duhani & Shemi Iliret
Lakmia

Vija melodike, teksti dhe produksioni në studio vjen si krijim nga Besim Bunjaku, teksa këngën e orkestroi Ermal Krasniqi. Krijimi muzikor në fjalë serviret tanimë mjaft këndshëm edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua më 12 Nëntor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Çka është e imja?
Është e imja.
Çka është e jotja?
Është e jotja.
Njësoj baba na ka lënë.
Pse po don më shumë me dhënë?
Më mirë baba që s'është gjallë me na pa çka jem tu i b.
As në borrë s'po lë rehat mos kështu se s'bën o vëlla.
E një ditë kur do të largohemi nga kjo botë mëkatare,
askush s'do të na çojë hallin përveç njëri-tjetrit në lot përmbi varre.
E një ditë kur do të largohemi nga kjo botë mëkatare,
askush s'do të na çojë hallin përveç njëri-tjetrit me lotë për livarre.
Sa ishin gjallë baba dhe nëna e dinë mirë çka na kanë thënë.
E ti sot ma ktheve zemrën,
a po don krejt me t'i dhënë?
Merri krejt e ndoshta kënaqesh se lakmia të ka burrë.
E në rrugë mos e ul kokën,
bë burrë e fol me mua.
E një ditë kur do të largohemi nga kjo botë mëkatare,
askush s'do të na çojë hallin përveç njëri-tjetrit në lot përmbi varre.
E një ditë kur do të largohemi nga kjo botë mëkatare,
askush s'do të na çojë hallin përveç njëri-tjetrit në lot përmbi varre.
* Ky tekst mund të përmbajë gabime, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për të korrigjuar ato fjalë që nuk janë kuptuar mirë nga teknologjia e përdorur.

VIDEOKLIPE

Komente 0