Safetja Padit Vjehrrën Dhe Kunetërit Për Pasurinë E Burrit Të Saj
10-11-2014

Këngëtarja Safete Mustafa, ka bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit- Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë. Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunatërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.
Këngëtarja me anë të padisë kërkon që shtëpia t’i jepet asaj dhe vajzave që ka nga kjo martesë, pasi në bazë të kontributit pretendon se e ka të fituar të drejtën e pronësisë në shtëpinë e ndërtuar me mjetet e saj dhe të burrit të ndjerë.
Të hënën u mbajt shqyrtim për këtë çështje kontestuese, në mes Safete Mustafës dhe kunetërve të saj.
Përfaqësuesi i këngëtares, avokati Ekrem Agushi, në seancë deklaroi se mbështet padinë, duke kërkuar që e njëjta t’i aprovohet paditëses Safete Mustafa.
"Safetes dhe vajzave të saj, i takon shtëpia, pasi ajo me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj e kanë ndërtuar këtë shtëpi, ndërsa sot, këtë të drejtë ia mohojnë kunetërit e saj", tha avokati Agushi.
Të kundërtën e tha i autorizuari i të paditurve Gentian Krasniqi.
"Padia duhet të refuzohet sa i përket paditëses Safete Mustafa, ndërsa sa u përket vajzave të saj, nuk ua mohojnë të drejtën që u takon", tha Krasniqi.
Në shqyrtimin e ardhshëm është vendosur të dilet ne vendngjarje me ekspertë të gjeodezisë dhe inxhinierin e ndërtimtarisë, ndërsa do të dëgjohet edhe inxhinieri i ndërtimtarisë, i cili ka menaxhuar ndërtimin e shtëpisë, për të sqaruar se me kontribut të kujt është ndërtuar shtëpia.
Problemet e këngëtares kanë nisur pas vdekjes së bashkëshortit së saj. Ajo disa muaj pasi i vdiq burri është detyruar ta lëshojë shtëpinë në Suharekë ku jetonte bashkë me të.
Në këtë shtëpi aktualisht është vendosur vjehrra e këngëtares me njërin nga kunetërit e saj.

(Revista Kosovarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0