>
BIOSHQIP

Mozzik, Sukses I Rradhës “Koke Shumë”

13-03-2015
Gramos Aliu apo i njohur ndryshe si Mozzik është një nga artistët e rinjë më të talentuar. Ai u bë i njohur si reper pas disa bashkpunimeve dhe këngëve të tij mjaft të suksesshme. Aktualisht Mozzik është pjesë e studion On Records në Prishtinë dhe e ka gati këngën e tij më të re "Koke shumë". Mozzik na flet më shumë detaje rreth këngës së tij të re në këtë intevistë për teksteshqip.com

TeksteShqip: Mozzik, keni depërtuar mjaft mirë në skenën tonë muzikore. Na flisni pak rreth fillimeve tuaja në rrugën e muzikës?

Mozzik: Po si çdo njeri fillimin në çfarëdo aspekti e ka të vështirë me fillu e më e vështirë u bë kur fillova. I ri kam qenë hip hop ndëgjues dhe me kohën filloi të më shfaqet pasioni për të dhe fillova të këndoj.



TeksteShqip: Jeni edhe autor tekstesh i njohur. Nga e gjeni frymëzimin për të shkruar...?

Mozzik: Frymzimi vjen nga thellësitë e shpirtit tim nëse duhet të shkruaj diçka hip hop atëherë e kam eksperiencën, kam storie që i them. Po zakonisht estrada po kërkon love story e unë si çdo njeri kam ndjenja, kam mendime edhe jam i aftë ta bëj lehtë.

TeksteShqip: Tash e një kohë punoni me Zzap & Chirss dhe jeni pjes e On Records. Si po ju ecën puna atje?

Mozzik: Shumë cool, ashtu siç duhet!

TeksteShqip: Kemi dëgjuar që shumë shpejt do të vini me një videoklip të ri. Na tregoni disa detaje?

Mozzik: Kënga quhet "Koke shumë" dhe është punuar prej Zzap&Chriss, ndërsa videoklipi nga Imagine Films, këtë të shtunë do të lansohet ky projekt.

TeksteShqip: "Edhe Njo" ishte dueti me Enca Haxhia i cili u pëlqye dhe u dëgjua mjaft shumë nga fansat. Sa jeni i kënaqur me suksesin e kësaj kënge?

Mozzik: Mirë, nuk është caku im këtu por mirë është vetëm për nxemje.

TeksteShqip: Jetoni në Prishtinë. Angazhoheni me diçka tjetër përveq muzikës?

Mozzik: Po, jetoj në Prishtinë dhe angazhohem aty ku është leku, aty ku s'ka lek...

TeksteShqip: Flasim pak për jetën private. Jeni akoma "single"?

Mozzik: Jo s'jam single, por beqar (qesh).

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për festivalet dhe a do të merrni pjesë në to?

Mozzik: Festivalet janë për njerëz që kanë nevojë për sukses më shumë, mendoj është lehtësim për këtë rrugë, por unë kam provuar vet.



TeksteShqip: Po koncerte gjatë verës a do jeni i angazhuar?

Mozzik: Po, sigurisht që jam i angazhuar në gjithçka.

TeksteShqip: Çfarë mendoni për albumet?

Mozzik: Albumet... mendoj për sot s'është koha më, ka dalë lloj lloj website, facebook, itunes çdo gjë del pa dëshiren tënde dhe s'ka interesa.

TeksteShqip: Gramos, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka?

Mozzik: Ju them fansav më të qart:
"Unë për juve po du me vizllu mas shumti, që ju mos mu zhgënjy se kon jeni duke e pëlqy".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Mozzik, Sukses I Rradhës “Koke Shumë”