>
BIOSHQIP

Nadi: Muzikën E Dua Me Shpirt!

20-05-2010
Ndonëse muzika shqipe viteve të fundit mjaft shumë ka devijuar, në anën tjetër ekzistojne akoma këngëtarë të cilët me shumë fanatizëm mundohen që vlerat e mirëfillta muzikore ti ruajn dhe pasurojne. Njëri ndër këngëtarët e rinj që tashmë ka pushtuar zemrat e publikut, kryesisht me muzikë popullore duke mos lënë anash as atë argëtuese, është artisti i mirënjohur Nadi. Zëri i tij i pastër dhe melankolik bashke me repertorin e zgjedhur ka bërë që dita-ditës të mbledhë afër vetit shumë e më shumë adhurues. Nadi është njëri ndër artistët e rallë që sot përkudër kushteve të vështira në tregun muzikor, vazhdon të sjellë për publikun dhe dashamirët e muzikës edhe albume dhe video klipe me shumë vlera.
Intervistë me këngëtarin e mirënjohur, Nadin.
Intervistoi: RAJAN ARAPI.

Zhurnal: Nadi, çfarë nënkuputon muzika pë ty, profesion, hobi, apo diçka që s'do mund të jetonit pa të ?

Nadi: Muzika, në rend të parë për mua është profesion.

Zhurnal: Muzika popullore është ajo e cila ju flen më tepër në shpirt. Çfarë ju lidh më tepër me këtë zhanër ?

Nadi: Përvec muzikes popullore unë kendojë edhe zhanre të tjera, mirepo muzika popullore siç e ceket edhe ju është muzika e cila më flen më tepër në zemër dhe kërkohet më shum tek ne.

Zhurnal: Megjithatë edhe muzikën argëtuese nuk e keni lënë anash, madje shumicen e këtyre këngëve rregullisht i dëgjojm në radio të ndryshme. E doni edhe këtë zhanër, apo ndoshta e këndoni vetëm për hirë të publikut ?

Nadi: E dua muziken argëtuese shumë dhe nuk do ta lë anash asnjëhere.

Zhurnal: Jeni një ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmje rinore, por edhe në ahengje të ndryshme, na tregoni diçka më tepër rreth angazhimeve tuaja ?

Nadi: Jam i privilegjuar çdo herë kur jam në ahengje familjare dhe mbrëmje rinore, poashtu ju falenderohem të gjithë atyre që me respektojne që të jem prezent.
Zhurnal: Me muzikë keni filluar në vendlindjen tuaj, në Pejë, ndërsa sot keni kërkesa nga gjitha trevat shqiptare. Sa jeni të kënaqur me publikun në përgjithësi, dhe cili është krahasimi nëse mund ta bëni në mes të qyteteve ?

Nadi: Pa dallim, në qytetin tim dhe gjitha qytetet tjera ku jam prezent, çdo kund qoft në diasporë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kaloj dhe ndihem shumë mirë, dhe çdo herë i falenderohem publikut të cilët vijnë dhe më përkrahin aty ku ndodhem.
Zhurnal: Megjithatë përpos mbrëmjeve muzikore dhe ahengjeve, për këngëtarët segment i rëndësishëm është edhe paraqitja mediale, në këtë rast Video Klipet. Na tregoni sa keni qenë aktiv në realizim të video klipeve ?

Nadi: Çdo herë mundohem të jem aktiv me kengë dhe videoklipe të reja, dhe ashtu do vazhdojë të jemë çdo herë duke i'u falenderuar mediave që më përkrahin çdo herë.

Zhurnal: Shumica e këngëtarëve ankohen, duke e cilësuar muzikën si industri të shtrenjtë. A ja vlen sot të mirësh me muzikë, dhe sa në përgjithësi sjell përfitime muzika ?

Nadi: Sic e ceka më parë, muziken e dua me shpirt dhe ta quash profesion të jetës, dhe të punosh shumë në atë drejtim, është normale që do të keshë edhe përfitime si çdo profesion tjetër që kërkon mundim.

Zhurnal: Përndryshe ju keni realizuar edhe albume. Sa jeni të kënaqur me realizimet e tyre, dhe si në përgjitësi ka shkuar shitja, sepse edhe në këtë aspekt ka probleme të theksuara, gjithnjë duke pas parasysh piraterinë?

Nadi: Deri më tani kam punuar albume, këngë etj, përgjithësisht jam i kënaqur, edhe pse nuk do të ndalem pa marr parasysh vështirësit dhe problemet që janë prezente tek ne.

Zhurnal: Kur jemi tek këngët tuaja, pastaj albumet, me cilët kompozitor dhe tekst shkrues bashkëpunon Nadi ?

Nadi: Duke filluar prej kompozitorëve Flori Mumajesi, Ervin Gonxhi, Ilir Berani, Afrim Macula dhe kohëve të fundit për këngët e mija është duke i komponuar instrumentalisti i grupit tim maestro Valon Biba.

Zhurnal: Shumica e këngëtarëve i praktikojn edhe duetet si formulë të suksesshme. Pse akoma nuk keni realizuar një duet, dhe a keni plan për diçka të tillë ?

Nadi: Deri më tani nuk kam pasur bashkëpunim, kurse tani jemi në përfundim e sipër në realizimin e një kenge me kengetaren e mirënjohur Lorin, së shpejti do të jetë me video klip.

Zhurnal: Flasim edhe për përkrahjen mediale. Sa në përgjithësi ju kanë përkrahur mediumet, gjithnjë duke pas parasysh numrin e madh të këngëtarëve që tashmë ka skena mbarë shqiptare ?

Nadi: Po jam i kënaqur dhe mirënjohes të gjitha mediumeve dhe i'u falenderohem të gjithëve.

Zhurnal: Periudha e verës cilësohet si më e favorshmja për këngëtarët. Çfarë planesh keni për këtë verë ?

Nadi: Si çdo profesion që është i sukseshëm në stinen e veres, ashtu edhe tek ne vera na sjell më shumë angazhime si në ahengje familjare po ashtu edhe në mbremje rinore qoftë këtu apo në bregdetet shqiptare do të jemë çdo kund.

Zhurnal: Për të gjitha ata të cilët nuk e kanë njohur më herët Nadin. Disa fjalë për juve, një biografi e shkurtër ?

Nadi: Hmm... sdi çka të them, une jam Leonard Matoshi i lindur ne Pejë dhashte zoti që së shpejti të jemë prezent edhe tek ata të cilët nuk kanë pasur rastin të më njohin, pa dallim nga vendi im, ju dua të gjithëve, dhe ju falenderohem për përkrahjen tuaj.

Zhurnal: Po, jeta private dëshironi të zbuloni diçka në këtë aspekt ?

Nadi: Asgjë, përpos se beqar, hehehe....

Zhurnal: Nadi, ju faleminderit për kohën që ndatë për këtë intervistë

Nadi: Edhe une i'u falënderohem juve Rajan, për mundësine që ma dhatë të shprehem në Portalin "Zhurnal".
(zhurnal)

Nadi: Muzikën E Dua Me Shpirt!