Naser Berisha
Fjalët Që Vrasin Zemrat
(Feat. Besiana Shkodra)
Fjalët Që Vrasin Zemrat
(Feat. Besiana Shkodra)
Autor i melodisë dhe autor i fjalëve të tekstit është Zeqirja Bajrami, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Ricky Mazzamauro. Në mënyrë që të pritet sa më mirë, projekti muzikor në fjalë është servirur në tregun e gjerë të muzikës i kompletuar me shije edhe me një videoklip muzikor, i cili është transmetuar me datë 16 Korrik 2024 dhe direkt pas publikimit mori së tepërmi vemendje.
Teksti :: Song Lyrics
Fjalët që vrasin zemrat sa shumë sot u thanë
Shikimet që shqyejnë qiellin engjëjt i bëjnë të qajnë
Toka nën këmbë lëkundet mes nesh hapet gremina
Një zë unë e kam të ndrydhur klithmë që askush s'e ndien
Kur e nesërmja do të vijë
Dua bashkë prapë të na gjejë
Dhe të nisim dashurinë
Të ndizet po ai zjarr i njëjtë
Ref:
Por dua t'i kthej ato ditë me diell
Nuk po mundem ta pranoj, pa ty të jetoj
Pranë dua të kem hija e jote të jem
Pa dashurinë tënde s'jetoj, koha do të tregojë
Ky diell që mbi mua shkëlqen, por rrezet nuk i ndiej
Pa ty është gjithçka e ftohtë, sa mungon kujt t'i them
Asgjë më nuk më ngushëllon, e afër dua të të kem
Zërin dua ta dëgjoj, që të dua e të ndiej
Kur e nesërmja do të vijë
Dua bashkë prapë të na gjejë
Dhe të nisim dashurinë të ndizet po ai zjarr i njëjtë

- Publikimi: 16/07/2024
- Ora: 19:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Featuring:
- Mix:
- Master:
- Rec:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi: Ricky Mazzamauro
Komente 0