
Naxhije Bytyqi & Valbona Krasniqi
Heroinat
Heroinat
Muzika e këngës u kompozua nga Fran Kodra, autor i tekstit rezulton të jetë Ismail Fazliu, ndërsa për okestracionin ka punuar si autor Afrim Leka. Materiali ka trokitur si dhuratë i kompletuar në spektrin vizual me klip muzikor, video produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e OnEditor. Video premiera u transmetua më 9 Nëntor 2024.
Teksti :: Song Lyrics
NAXHIJA:
Ni kangë t're oj motër me ty du me knu
Krejt motrat shqiptare kena mej nderu
VALBONA:
T'jau kujtojna luftën ndër breza radhë
Se pa to liria kurrë nuk kish me ardhë
BASHKË:
N'shtigjet e lavdisë ato mot pas moti
Ilire nga fisi, janë gjak Kastrioti
Pa ju tremb qerpiku, ecën drejt lirisë
Heroinat tona, bijat e Shqipnisë
NAXHIJA:
Nora e Kelmendit n'supe me xhubletë
Krejt Malsinë e madhe e nderoj përjetë
VALBONA:
At’ emrin e saj sa herë kanë me thirrë
Edhe sot n'varre, Pasha ka me u dridhë
BASHKË:
Atë kangën e vjetër tu e ngu me mall
Te Ajetja trime mendja mu ka ndalë
Llapit e Gollakut me ja kujtu çikën
N'qafë me jatagan e pat pre Novicën
NAXHIJA:
Çka janë toskë e gegë, në kam' jan' ngrit'
Nanës Shqipni, gurtë o me ja qitë
VALBONA:
Nga malet janë nisë me shku për Vlorë
I pritë Marigoja me flamur në dorë
BASHKË:
Për ty oj Kosovë, moti ka ni bota
Krah për krah me burrin ka luftu Shota
Maleve me çetë e luftoj armikun
Kur ka dal n'çarshi e vrau Naçallnikun
NAXHIJA:
Drenica bon lum që e rriti ni nanë
Krejt çka pat ajo, lirisë ja ka dhanë
VALBONA:
Ajo nanë e madhe, nanë e legjendarit
Lavdi i qoftë përjetë Zahide Jasharit
BASHKË (Dy herë):
Me germat e arta u shkru historia
Heroinat tona i nderon Shqipnia
Ni kangë t're oj motër me ty du me knu
Krejt motrat shqiptare kena mej nderu
VALBONA:
T'jau kujtojna luftën ndër breza radhë
Se pa to liria kurrë nuk kish me ardhë
BASHKË:
N'shtigjet e lavdisë ato mot pas moti
Ilire nga fisi, janë gjak Kastrioti
Pa ju tremb qerpiku, ecën drejt lirisë
Heroinat tona, bijat e Shqipnisë
NAXHIJA:
Nora e Kelmendit n'supe me xhubletë
Krejt Malsinë e madhe e nderoj përjetë
VALBONA:
At’ emrin e saj sa herë kanë me thirrë
Edhe sot n'varre, Pasha ka me u dridhë
BASHKË:
Atë kangën e vjetër tu e ngu me mall
Te Ajetja trime mendja mu ka ndalë
Llapit e Gollakut me ja kujtu çikën
N'qafë me jatagan e pat pre Novicën
NAXHIJA:
Çka janë toskë e gegë, në kam' jan' ngrit'
Nanës Shqipni, gurtë o me ja qitë
VALBONA:
Nga malet janë nisë me shku për Vlorë
I pritë Marigoja me flamur në dorë
BASHKË:
Për ty oj Kosovë, moti ka ni bota
Krah për krah me burrin ka luftu Shota
Maleve me çetë e luftoj armikun
Kur ka dal n'çarshi e vrau Naçallnikun
NAXHIJA:
Drenica bon lum që e rriti ni nanë
Krejt çka pat ajo, lirisë ja ka dhanë
VALBONA:
Ajo nanë e madhe, nanë e legjendarit
Lavdi i qoftë përjetë Zahide Jasharit
BASHKË (Dy herë):
Me germat e arta u shkru historia
Heroinat tona i nderon Shqipnia
- Publikimi: 09/11/2024
- Ora: 17:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
- Mix:
- Më shumë info:
Ideatore: Valbona Krasniqi
Komente 0