TEKSTESHQIP

Neki Përfundon Këngën E Re, Flet Për Jetën Pas Martesës

27-11-2015
Neki Përfundon Këngën E Re, Flet Për Jetën Pas Martesës
Njëri ndër zërat më të dashur për publikun shqiptarë, në një intervistë për Indeksonline ka zbuluar disa të reja nga jeta në punë dhe jeta private pas martesës.

Fjala është për këngëtarin Neki Emra, i cili ka bërë me dije që tashmë sapo ka përfunduar projektin e tij më të ri që do të titullohet "Rruga 22".

Kjo këngë e kompozuar nga Florent Boshnjaku, vargje të Shkumbin Tafilaj dhe klip nga ASHA, do të publikohet ditën e diel një ditë pas festës së Flamurit.

Intervista e plotë:

Indeksonline: Vetëm para pak muajve keni publikuar këngën "Pa ty", sa jeni ndarë të kënaqur me suksesin e kësaj kënge?
Neki Emra: Pa ty është një nga këngët e mia që arriti suksesin më të madh, ngase me këngën dhe videoklipin "Pa Ty", këtë vit mora çmimin si videoklipi i vitit në festivalin Netët e Klipit Shqitar, si dhe Best Interpret në festivalin Zhurma Show. Pra "Pa ty" arriti misionin e vet të cilin e kishte.

Indeksonline: Cila pritet të jetë risia e radhës nga Neki, a do të ketë ndonjë bashkëpunim? Dhe kush do të ishte ideali/e për një duet me juve?
Neki Emra: Pa Projekti im i radhës tani më ka përfunduar. Bëhet fjalë për një këngë të re të titulluar "Rruga 22" , kënge e kompozuar nga Florent Boshnjaku, vargjet Shkumbin Tafilaj, dhe videoklipi ASHA. Është një kënge shumë pozitive, baladë që të jepë emocion pozitiv dhe të liron një energji shumë të këndshme. Shpresoj që teë gjithëve do të ju pëlqej edhe ky projekt i radhës. Të dielën me datën 29.11.2015 do ta publikoj këngën e re. Sa i përket duetit, në ketë moment se kam menduar, por ndoshta vitin tjetër do ta mendoj një projekt te tille.

Indeksonline: Në cilin zhanër muzikor nuk do ta mendonit kurrë veten?
Neki Emra: Po unë mendoj që unë s’mundem ta shoh veten me muzike tallava. Nuk mendoj që është muzike e jona, dhe nuk kemi nevojë ta këndojmë të gjithë. Kemi muzikë tepër të mire shqipe, sa qe nuk na duhen ato kënge të ardhura. Kjo është vija ime e kuqe që e kam vënë kur kam nisur të këndoj.

Indeksonline: E dimë që vetëm para pak muajve jeni martuar, si është për juve jeta bashkëshortore?
Neki Emra: Jeta ime bashkëshortore është duke kaluar mirë dhe njejtë, pa ndonjë ndryshim të madh në jetë. Unë edhe para martesës kam bashkëjetuar, dhe tani veç sa e kemi përmbyllur një proces normal.

Indeksonline: Kur e keni menduar të rrugës të keni fëmijë, apo ka diçka tashmë të re nga ky aspekt?
Neki Emra: Kurdo që ka deshtë Zoti, atëherë do ta kemi.

Indeksonline: A ju pengon muzika për t’i u përkushtuar familjes?
Neki Emra: Po normalisht unë shumë kohë nuk kam për familjen time. Posaçërisht për prindërit nuk po kam kohë ngase i kam larg. Edhe për gruan time kam shumë pak kohe. Por kjo është jeta dinamike e një këngëtari, dhe kështu është jeta jonë dhe të gjitha palët jemi marr vesh dhe jemi pajtuar qe kështu e ka jeta ime.
Indeksonline: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Neki Emra: Nga shtëpia nuk dal pa kuletë, dhe pa ore. Këto janë dy gjera pa të cilat s’mund të dal.

Indeksonline: Si e kalon kohën e lirë Neki?
Neki Emra: Kohen e lire unë ose qëndroj ne shtëpi duke pushuar shikuar ndonjë film, ose udhëtoj jashtë shtetit për të parë ndonjë kulturë të ndryshme. Çdo 3-4 muaj unë udhëtoj ne vende të ndryshme nëpër botë. Dhe kjo është koha ime e lire.
(Indeksonline)

Komente 0