Neki Emra, Beqari Mes Femrave Të Bukura
31-3-2013
Është e pamundur që ai të mos jetë duke kënduar çdo mbrëmje, pasi zëri i tij i ëmbël pëlqehet nga të gjithë.
Ky është personazhi ynë, këngëtari Neki Emra, i cili vjen në këtë rrëfim, ku tregon për suksesin e videos së dytë, ndërsa megjithëse fle vetëm 6 orë, ai ankohet me të drejtë se i mungon koha e lirë.
Nuk na tregoi se a e ka një femër të bukur në krah, por mësuam se është beqar. Për më tej, Nekiu tregon për "Kosova Sot".
"Kosova Sot": Videoklipi i dytë, si po ecën?
Neki Emra: Së pari ju falënderohem juve dhe gazetën "Kosova Sot": për përkrahje. Videoklipi i ri "Me heshtje mos më dëno", mendoj që çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve. T’ju them të drejtën çfarë më befason më së shumti, është se njerëzit në një interval kohor shumë të shpejtë e kanë mësuar këngën dhe kudo që këndoj e këndojnë njëzëri me mua, që më bën të ndihem tejet mirë.
"Kosova Sot": Dhe, çdo mbrëmje i rrethuar nga femrat të bukura, ajo e jotja bëhet xheloze?
Neki Emra: Është e vërtetë dhe më bën të ndihem mirë. Unë i respektoj jashtë mase të gjithë, pa marrë parasysh gjininë, e kur janë femra të bukura, atëherë kjo është edhe më e mirë për mua. Unë jam i pamartuar ende, kështu që ndoshta kjo më bën ta kem jetën më të lehtë (heheheh).
"Kosova Sot": Më me dashuri në një mbrëmje i këndon këngët e tua apo të të tjerëve?
Neki Emra: T’ju them të drejtën, gjëja që më së shumti më pëlqen, në këtë kohë, në mbrëmjet që këndoj është pikërisht fakti që çdo natë adhuruesit e mi më lusin t’i këndoj këngët e mia, dhe në momentin kur filloj t’i këndoj, ata i këndojnë me mua njëzëri. Unë normalisht që këngët e mia i këndoj me më shumë dashuri dhe mezi e pres atë ditë, kur do t’i këndoj vetëm këngët e mia dhe të mbaj koncerte.
"Kosova Sot": Kush e menaxhon Nekiun?
Neki Emra: Nekiun e menaxhon Nekiu. Kjo është mjaft e vështirë, ngase të bësh çdo gjë është shumë e vështirë dhe e mundimshme, por që ende nuk e shoh si fazë kur do të duhet të bëj një organizim të ri në funksionimin e punës sime. Unë gjatë ditës punoj si menaxher në një kompani serioze dhe ajo tashmë më ndihmon ta bëj edhe menaxhimin e punës në lëmin e muzikës më lehtë.
"Kosova Sot": Pritet një duet tani me një këngëtare simpatike, e vërtetë?
Neki Emra: Jam duke i shqyrtuar opsionet me kë mund ta bëj një duet të mirë. Jam i interesuar të bëj diçka të bukur, me dikë të bukur. Ende nuk e kam definuar me kë mund ta bëj, por që jam duke e menduar.

Neki Emra
Me Heshtje Mos Më Dëno
[Teksti dhe Klipi]
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0