TEKSTESHQIP

Neki Emra: “Projektet E Mia Për Vitin 2014...“

15-1-2014
Neki Emra: “Projektet E Mia Për Vitin 2014...“
Neki Emra, këngëtari shumë i dashur për publikun vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Në këtë intervistë Neki na rrëfen më shumë rreth videolipit të tij të fundit "Një dhimbje mbete ti" të cilin ai e lansoi për festat e fundvitit. Natyrisht se nuk mund ta lëshonim pa i bërë ca pyetje edhe nga jeta private, për më tepër ju ftojmë të ndjekim intervistën...

TeksteShqip: Neki, së fundmi para disa javësh publikuat videoklipin tuaj më të ri "Një dhimbje mbete ti", na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Neki: Po unë kam publikuar edhe këngën dhe klipin tim më të ri "Një dhimbje mbete ti", si një vazhdimësi e punës që kam bërë gjatë këtij viti. Kompozimi dhe vargjet i kam shkruar vet, gjersa orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku. Pasi veq arritëm së bashku me Florentin ta realizojme një këngë shumë emocionale vendosem ta realizojmë edhe nje klip i cili do të ishte i veçantë. Produksioni ASHA realizoj klipin tim më të ri, të cilet mendoj që e bënë një punë shumë të mirë. Ideja ishte ta realizojmë një film të shkurtër dhe këtë e arritëm.
TeksteShqip: Në videoklipet dhe këngët tuaja zakonisht prekni tema shumë interesante, ju vjen natyrshëm apo merrni diçka nga jeta juaj private?

Neki: Po, në fakt, në shumicen e klipeve janë edhe idetë e mia normalisht. Unë mendoj që klipet duhet të kenë një mesazh. Klipin e fundit e kam shkruar skenarin 100% vet, normalisht me ndërhyrje shumë pozitive të produksionit ASHA. Poashtu unë kam realizuar një ndërlidhje të të gjitha klipeve ndërmjet vete. 4 këngë e 4 klipe kanë një ndërlidhje ndërmjet vehte ku në 3 klipet e para e kemi përshkruar jetën e këtij çuni, deri sa në klipin e katërt kemi përshkruar jetën e vajzës. Kjo ndërlidhje do të vazhdoj...

TeksteShqip: Çfarë ju dhuroi viti që lam pas?

Neki: Viti 2013 për mua ishte shumë i rëndësishëm dhe shumë i suksesshëm në çdo aspekt. Kam realizuar shumë punë, çmime, mbrëmje muzikore, suksese të llojllojshme. Pra në një retrospektiv, 3 këngë e klipe, fitova në Netët e klipit Shqipetar, fitova në Videofestin Muzikor, e shumë punë tjera. Pra jam shumë i kënaqur me punën që kam bërë këtë vit.
TeksteShqip: Po në 2014-të çfarë e pret Nekin?

Neki: Po 2014-tën e kam planifikuar mirë deri tani e shpresoj që do ti realizoj synimet e mia. Unë planifikoj ti realizoj edhe 2 këngë së paku të reja me videoklipe këtë vit. Ta realizoj një përzgjedhje me këngë të vjetra qytetare Live, pra versionin Neki Emra Live 2, në fund të vitit dua ta realizoj Albumin tim të parë, dhe një koncert madhështor deri në dhjetor të këtij viti.

TeksteShqip: Po ndonjë duet apo pjesmarrje në ndonjë festival do të ketë?

Neki: Duetin po e mendoj shumë seriozisht. Jam në përgatitje të idesë së duetit, por ende s'dua ta bëj publike se me kë dhe si dua ta bëj. Po mendoj që të jetë diçka shumë e veçantë, dhe në momentin e parë që do të jem gati, do ta bëj publike këtë gjë.

TeksteShqip: Po nga jeta private, ka ndonjë gjë të re?

Neki: Po edhe nga jeta private kemi diçka por nuk do të doja të flisja për jetën private ngase për të gjithë adhuruesit dua që të më duan mua si këngëtarin dhe ti duan këngët e mia, e jo të bëhem i njohur në bazë të skandaleve ose me qështje private. Deri sot kjo është arsyeja pse nuk kam folur për jetën time private, Megjithatë një ditë do të flas edhe për jetën time private.
TeksteShqip: Neki, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtsoh diçka...

Neki: Për fund dua t'ju falenderoj shumë për intervistën. Ju uroj shumë për punën e bërë, jeni një nga faqet më të klikuara shqiptare besoj në internet. Shumë shpesh jeni edhe burim i teksteve të këngëve që unë i këndoj dhe dua t'ju falenderoj për këtë gjë edhe unë personalisht. Ju dëshiroj shumë suksese juve në vitin 2014 dhe të gjithë lexuesve të portalit tuaj ju dëshiroj që ky vit të jetë së paku 3 herë më i mirë se viti paraprak.
(Teksteshqip.Com)

Komente 0