TEKSTESHQIP

Neki Emra: “Ja Pse Më Pëlqen Leonora Jakupi...“

22-5-2014
Neki Emra: “Ja Pse Më Pëlqen Leonora Jakupi...“
Leonora Jakupi është këngëtarja e preferuar nga Neki Emra dhe prandaj ka vendosue ta ftojë për një duet. Kështu të paktën është shprehur vetë këngëtari:

"Arsye pse kam dashur të bëjë një këngë me Leonoren është për shkak se më pëlqen si këngëtare. Më pëlqen qëndrimi i saj skenik. Është një këngëtare shumë pozitive. E përveç kësaj Leonora gjithmonë ka treguar klas në skenë, asnjëherë nuk ka qenë ekstravagante dhe kjo më ka shtyrë të mendoj se bashkëpunimi më të do të dalë shumë i këndshëm", ka thënë ai.

Ideja ishte e Nekit dhe kënga që do të vijë në bashkëpunim me Leonorën ka filluar të punohet. "Po është e vërtetë që jam duke punuar një këngë me Leonorën. Unë isha ai që e kam ftuar atë të jetë pjesë e këngës sime", ka thënë Neki.
(Arbnora Xani)

Komente 0