TEKSTESHQIP
Nertila Koka - Ç't'i Them Vellait
Nertila Koka
Ç't'i Them Vellait

Muzikën e këngës e kompozoi Gazmend Mullahi, ndërsa teksti është realizuar nga Betim Muço.
Teksti :: Song Lyrics
Më pa vëllai sot me një djalë
se pse u skuqa, s'e di
kur të më pyesë sonte në darkë
ç'ti them unë vallë atij

Bashkë të jemi kam shumë dëshirë
dhe s'di si orët kalojnë
më ka veç shoqe
dhe e kam unë veç shok

Më pa vëllai sot me një djalë
fjala në buzë ç'mu ngri
qeshi djaloshi që kisha pranë
-Ç'pate- më pyeti ai

Po ç'pati zemra që ndryshe rrahu
ç'fjalë pëshpëriti ajo
dhe syri i trembur
tek syri i djalit qëndroi

Unë jam vajzë, kam një ëndërr
të bukur siç jam edhe vetë
e mbaj në zemër, të gjithë ma dinë
dhe zogu në qiell dhe lulja në pemë

Bashkë të jemi kam shumë dëshirë
dhe s'di si orët kalojnë
më ka veç shoqe
dhe e kam unë veç shok

Më pa vëllai sot me një djalë
fjala në buzë ç'mu ngri
qeshi djaloshi që kisha pranë
-Ç'pate- më pyeti ai

Po ç'pati zemra që ndryshe rrahu
ç'fjalë pëshpëriti ajo
dhe syri i trembur
tek syri i djalit qëndroi

Unë jam vajzë, kam një ëndërr
të bukur siç jam edhe vetë
e mbaj në zemër, të gjithë ma dinë
dhe zogu në qiell dhe lulja në pemë
por zemra troket

Më pa vëllai sot me një djalë
ç'ti them unë vallë... s'e di
Komente 0