Nexhmije Pagarusha: Do Të Jemi Në Unesco Sepse Aty E Kemi Vendin
8-11-2015

E quajtën, e madhja e zërit shqip, Ema Sumak shqiptare, Fyti i kristaltë, bilbili i Kosovës, dhe janë këto vetëm disa prej epiteteve që iu dhanë gjatë karrierës, Nexhmije Pagarushës.
Pas një kohe të gjatë, me 82 vitet e jetës së saj në supe, Nexhmija vendosi të flasë në emisionin e natës ‘Top Folk’ të Radio Dukagjinit, vetëm disa orë para vendimit për Kosovën drejt UNESCO-së.
"Na takon të jemi në UNESCO, Jemi komb i pastër. Kemi kulturë të gjerë dhe shtrirje të pastër", tha Nexhmija për Radio Dukagjinin.
Më tej, këngëtarja që njihet si institucion në vete, shprehu bindjen e plotë se Kosova do t’i marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim.
"Unë do të kujtoja një thënie të mençur të Niçes: ‘Çdo e arritur kulturore është një barrikadë kundër agresorëve dhe luftës’, andaj këtë e kanë të qartë edhe miqtë edhe armiqtë e Kosovës. Kosova do të bëhet Unesco, sepse kultura dhe muzika shqiptare janë UNESCO", deklaroi Nexhmije Pagarusha.
Ajo ka folur edhe për prezantimet e saja gjatë karrierës anekënd rruzullit tokësor e ku, siç dihet, ngado që debutoi u vlerësua në superlativ. Nexhmija në ‘Top Folk’ krahas krijimtarisë së saj muzikore siç është ‘Baresha’ vend të posaçëm tha se meritojnë edhe Hafsa Zyberi, Vaqe Zela, Ibrahim Tukiqi e disa të tjerë me këngët e tyre.
Emisioni ‘Top Folk’ i Radio Dukagjinit që drejtohet nga Fitim Behluli, tani e 15 vite përmbyllet me këngën ‘Baresha’ të Nexhmijes që tashmë e këto vite është kthyer edhe në himn të këtij emisioni.
Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".
Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Jeton në Prishtinë.

(Radio Dukagjini)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0