Kënga është publikuar në youtube me 28 mars dhe është me tekst e muzikë të vetë Nikollë Nikprelajt, me orkestrim të Gjon Bibaj & B.Ioan e me producent Bujar Avdimetajn.
Kësaj here këngëtari Nikollë Nikprelaj nuk i këndon atdheut, kombit apo dashurisë.
Këngëtari shqiptar nga Ulqini i ka kushtuar një këngë modeles shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulajt.
Emina është modele shqiptare e cila karrierën e saj në pasarelat e modës e zhvillon në SHBA, përkatësisht në New-York.
Në këtë këngë, Nikprelaj e quan Çunmulajn një Hyri, që është e para e modës, më e bukura e botës dhe e fton të rritet edhe më tej në Malësi.
Kënga është e shoqëruar edhe me një video fare të thjeshtë ku gjatë tërë kohës rrotullohen fotot e modeles Çunmulaj.