Nita Latifi: Në Top Fest “Godita“ Që Me Herën E Parë
14-7-2012
Është një nga këngëtaret e reja në tregun muzikor dhe duket se ka korrur shumë sukses. Kosovarja Nita Latifi, do të bëhej e njohur për publikun në konkursin e talenteve të reja, "Star Akademi", dhe pak muaj më parë sjellë edhe këngën e saj të parë "Merre ose leje". Me këtë projekt duket sikur godet në shenjë në edicionin e nëntë të Top Fest, duke fituar çmimin "Best Rock Alternative". Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Nita Latifi flet për emocionet e përjetuara në këtë kompeticion të muzikës së moderne shqiptare, por edhe për planet e afërta në muzikë. Shumë shpejt ajo do të sjellë për publikun klipin e këngës "Merre ose leje", por në të njëjtën kohë do të jetë pjesëmarrse në serialin kosovar "Andrrat", ku do të interpretojë rolin e një vajze që merret me muzikë.
Nita jeni nderuar me çmimin "Best Rock Alternative, në Top Fest, çfarë do të thotë ky çmim në karrierën tuaj muzikore?
Ky çmim është një arsye shumë e mirë që unë mos të ndalem, por të vazhdoj përpara duke sjell projekte edhe më të mira.
Ishte hera e parë që merrnit pjesë në Top Fest, çfarë emocionesh përjetuat?
Ishte hera e parë që morra pjesë në Top Fest dhe kjo ishte në të njëjtën kohë edhe edhe kënga ime e parë. Mund të them që u ndjeva shumë e emocionuar.
Kujt i kushtohet "Merre ose leje"?
Kënga "Merre ose leje", i kushtohet të gjithë atyre personave që flasin shumë e bëjnë pak (qesh).
Pse zgjodhët të vinit pikërisht me një këngë rock?
Pop rocku, është një rrymë që i përshtatet vokalit tim, por edhe që më pëlqen shumë.
Mendoni se është një rrymë që ju përfaqëson?
Mendoj se është pak herët të flasim për rrymën që do të përfaqësoj, pasi unë jam në fillimet e mia dhe dua të eksperimentoj në shumë rryma muzikore.
Keni menduar ti bëni një klip këngës?
Kam menduar dhe jam në planifikim e sipër (qesh).
Çfarë projektesh të tjera presim nga ju tani?
Nuk po ngutem të bëj ndonjë hit veror, pasi se kemi bezdi të këndojmë edhe në vjeshtë (qesh) . Aktualisht po merrem me planet rreth klipit, me serialin "Andrrat" si dhe me provimet në Fakultet.
Pra përveç muzikës ju merreni edhe me aktrim?
Po është e vërtet që përveç muzikës merrem edhe me aktrim. Mendoj se janë dy gjëra që shkojnë me njëra-tjetrën. Në rolin tim të fundit, unë interpretojë një vajzë që merret me muzikë.
Ju jeni nga Prishtina vini shpesh në Tiranë?
Në Tiranë ndihem si në shtëpi, e kam Prishtinën time të dytë. Kam shumë miq atje dhe sa herë që vij në Shqipëri i takoj patjeter.
Pra pushimet verore do ti kaloni në Shqipëri?
Këtë vit, ashtu siç çdo vit tjetër, do të pushoj në jug të Shqipërisë, në Drimades dhe në Jalë.
Si këngëtare e re, sa e ndjeni konkurrencën në art?
Unë besoj se një artist i mirë s'duhet të ketë konkurrencë, por ta ketë vendin e tij në skenë dhe të jetë i pazëvendësueshëm në llojin e vet. Unë do të jem vetja ime, besoj se këtë s'mund ta bëj askush më mirë se unë.
Me cilin nga këngëtarët shqiptar do të dëshironit një duet?
Nuk e kam vendosur akoma se me cilin këngëtar apo këngëtare do të bëj duet, por shumë shpejt do ketë një bashkëpunim patjetër.
Keni ndjekur shembullin e ndonjë këngëtareje në art?
Shembuj kam shumë, por mendoj shembull në aspektin e të arriturit në karrierë muzikore dhe dashurisë ndaj muzikës. Nuk e kam ndonjë model të caktuar të cilin e ndjek, megjithatë mundohem të mësoj pak nga të gjithë.
Do t'iu shohim përsëri në ndonjë nga festivalet shqiptare?
Besoj se po, nuk kam ndonjë plan konkret tani për tani, por së shpejti do ta bëj të ditur.
Sa kujdeseni për lukun tuaj?
Normalisht kujdesem për higjienën dhe flokët, ndërsa grimi varet gjthmonë nga koha dhe nga vendi.
Mendoni që është i rëndësishëm për një këngëtare?
Mendoj që kujdesi ndaj vetes është i rëndësishëm për të gjithë, kurse për fytyrat publike është pak a shumë edhe obligim se janë shembuj për të tjerët.
Keni miq të mirë në fushën e artit?
Kam shumë miq të mirë në fushën e artit, nuk do të arrij ti numëroj të gjithë pasi janë vërtet shumë.
Sa ju ka ndihmuar pjesëmarrja në Star Akademi, për të ecur përpara në fushën e artit?
Star Akademi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, kam marr shumë gjëra nga ky spektakël. Së pari një shoqëri shumë të mirë, profesor shumë të mirë, etj. Jam kënaqur me vallëzimin, ushtrime vokali, vetbesimin para publikut... pra krejt ç'ka i nevojiten një këngëtari besoj.

Nita Latifi
Merre Ose Leje
[Teksti dhe Klipi]
(SUADA DACI /Thash&Them)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0