>
BIOSHQIP

Noga, Me 10 Maj Ne Japoni

08-04-2012
Edhe pse ka tentuar që të futet në skenën e hip-hopit me anë të bashkëpunimeve të ndryshme, ai nuk e ka lënë menjëanë as talentin e tij në 'beatbox' dhe tani e ka radhën që të dëshmohet para publikut të gjerë. Tinejxheri nga Prishtina, Noga, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të 'beatboxerëve' më të mirë për të tretën herë radhazi, që do të mbahet në Japoni më 10 maj. Noga në këtë ngjarje do të përfaqësojë Kosovën dhe do të luftojë për vendin e parë krahas kampionëve dhe të mëdhenjve Skiller dhe Eklips. 'Beatbox'-i në dekadën e fundit është shndërruar në një atraksion të vërtetë, ndërsa ky fenomen është i përhapur mjaft edhe në Kosovë ku si një prej më të mirëve njihet Noga.
(Telegrafi)

Noga, Me 10 Maj Ne Japoni