>
BIOSHQIP

Noga, Neser Klipi Dhe Albumi I Ri

14-04-2012
Tinejxheri nga Prishtina, Noga beatbox, do të lansojë të dielën albumin e ri të tij, të cilit dhe do t'ia bashkangjesë edhe videoklipin e këngës "Ku Je" në bashkëpunim me Andin Randobravën.
Kënga "Ku Je?" bën pjesë në albumin e ri të Nogës, "Unstopable" i cili do të promovohet për publikun në diskotekën My Pub në Prizren. Albumi do të përmbajë 11 këngë dhe në të do të ketë bashkëpunime të shumta me yjet e estradës, të cilat Noga deri tani ka refuzuar t'i zbulojë pasi dëshiron ta befasojë publikun dhe fansat e tij. Në promovimin e albumit të Nogës do të jetë prezent edhe Dj zyrtar i tij, Dj Black.

Albumi "Unstopable" vjen një vit pas lansimit të albumit "Souljah" dhe duke marrë parasysh suksesin që ka pasur "Souljah", mbetet të shihet nëse albumi i ri do të jetë i kategorisë së njëjtë. Për albumin e ri sipas Nogës janë përkujdesur disa prej produksioneve më të mëdha shqiptare.

Pos tjerash në albumin e ri është dhe kënga "Këtë natë" po ashtu në bashkëpunim me Andin Randobravën, këngë e cila u lansua kohë më parë dhe që ka arritur të rrëmbejë zemrën e publikut.
(Telegrafi)

Noga, Neser Klipi Dhe Albumi I Ri