TEKSTESHQIP

Ish E Dashura E Noizyt, Zgjidhet Miss World Albania 2015

20-9-2015
Ish E Dashura E Noizyt, Zgjidhet Miss World Albania 2015
Bukuroshja nga Durresi Daniela Pajaziti është shpallur Miss World Albania 2015 në një spektakël të organizuar nga Revista VIP.

Të ftuar të mbrëmjes ishin aktori i famshëm italian Gabriel Garko dhe këngëtaret Era Istrefi dhe Noizy.

Si për koiçidencë kurorën e Miss World e fitoi pikërisht ish e dashura e këtij të fundit Daniela Pajaziti. Edhe pse kohë më parë kjo lidhje u mohua nga reperi, ai kishte thënë që Daniela i kishte shfrytëzuar fotot me Noizyn për përfitim dhe interesa, raporton Indeksonline.

Për dallim nga vitet e mëparshme kur Miss Universe organizohej nën mbikëqyrjen e fotografit Fadil Berisha, ketë vite organizimi në tërësi i është besuar revistës VIP, raporton Indeksonline.

Ndërsa vajza që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Miss Univers këtë vit në Shanghai, është zgjedhur bukuroshja Megi Luka.
(Indeksonline)

Zgjidhni me sa yje do votoni
Komente 0