Nonda Kajno & Olsa Pema
Loti I Akullt
Loti I Akullt
Muzika e këngës vjen si kompozim nga Nonda Kajno, ndërsa autore e fjalëve të tekstit është Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Ah, po troket
si një bekim
bora e parë.
Një anonim
do jem unë
pa ty në krahë.
Nuk do shikojmë
as vellon
e brishtë
e të rrallë,
tek pijmë të dy
një filxhan
kafe a çaj.
Refreni:
Loti i akullt
mbi kraharor
si flokë dëbore
i bardhë.
Aty do tretet,
do lerë gjurmë
koha jo kurrë
s’do ta thajë.
Nëse do vish
si kthim
nga rrugë e gjatë,
kokën mbi sup
do ma mbështesësh
në çast.
Unë s’do të pyes:
"Ku humbe
vallë gjer tani?"
dhe xhelozinë
si lule e tharë
do ta flak.
Refreni:
Dridhet si gjethe
fjala "më fal",
në shpirt rrëzohet
ngadalë.
Dimri i ndarjes
do nisë të shkrijë,
në flokë bore ngadalë.
si një bekim
bora e parë.
Një anonim
do jem unë
pa ty në krahë.
Nuk do shikojmë
as vellon
e brishtë
e të rrallë,
tek pijmë të dy
një filxhan
kafe a çaj.
Refreni:
Loti i akullt
mbi kraharor
si flokë dëbore
i bardhë.
Aty do tretet,
do lerë gjurmë
koha jo kurrë
s’do ta thajë.
Nëse do vish
si kthim
nga rrugë e gjatë,
kokën mbi sup
do ma mbështesësh
në çast.
Unë s’do të pyes:
"Ku humbe
vallë gjer tani?"
dhe xhelozinë
si lule e tharë
do ta flak.
Refreni:
Dridhet si gjethe
fjala "më fal",
në shpirt rrëzohet
ngadalë.
Dimri i ndarjes
do nisë të shkrijë,
në flokë bore ngadalë.
- Publikimi: 17/10/2016
- Ora: 19:01
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0